S’justifikojnë dot pasuritë e ‘çmendura’, dy anëtarët e gjykatës së lartë gati dorëheqjen

Publikuar tek: barometri, më 08:15 23-02-2018 S’justifikojnë dot pasuritë e ‘çmendura’, dy anëtarët e gjykatës së lartë gati dorëheqjen

Mësohet se shkak për vendimin e dy anëtarëve është mosjustifikimi i pasurisë por edhe probleme korrupsioni që lidhen me çështje të caktura, marrë në ngarkim prej tyre.

Pikërisht kur jemi në fazën e përfundimit të vlerësimeve mbi pasurinë e çështjet e zyrtarëve në Prokuori e Gjykata, anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë kaluar ende në “sitën” e Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA e BE.

Dy prej anëtarëve rezultojnë me “pasuri të çmendura”, të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara në mënyrë të ligjshme, ndaj duket se po i paraprijnë marsit, atëherë kur do të fillojnë seancat e para publike të Komisionit të Vettingut e ku do bëhet transparencë për figurën e cilido zyrtar.

E pikërisht kur kanë mbetur edhe pak ditë nga “marsi vettingar”, dy anëtarët, emrat e të cilëve mbahen ende diskretë, po bëjnë gati dorëheqjen për të “larë duart” kësisoj me drejtësisë, shkruan newsbomb.al.

Me nisjen e procesit të Vettingut, dorëheqjet si në radhët e prokurorëve, ashtu edhe në radhët e gjyqtarëve kanë qenë masive por me të drejtë, publiku do të dijë se ç’do bëhet me këta zyrtarë të dorëhequr? A do ndëshkohen ata dhe si? Apo mos ndoshta dorëheqja është parë si një lloj “amnistie” dhe një mënyrë efikase për të “mbaruar punë” me të shumëpriturën drejtësi?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023200988769531
array(1) { ["section"]=> string(93) "s-justifikojne-dot-pasurite-e-cmendura-dy-anetaret-e-gjykates-se-larte-gati-doreheqjen-111161" }