‘S’ka bir none dhe kur*ve’, si kurrë më parë Rama nuk përmbahet në filmin e fundit (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:49 29-01-2020 ‘S’ka bir none dhe kur*ve’, si kurrë më parë Rama nuk përmbahet në filmin e fundit (VIDEO)

Ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka qenë në qendër të mediave, jo vetëm për angazhimet politike, por sepse është bërë pjesë e filmit ‘I love Tropoja’.

Pak kohë më parë, u zbulua se ai do të luajë në rolin e dajës së aktorit kryesor, Ermal Mamaqi dhe do të kishte një pamje vërtetë befasuese me flokë të gjatë.

Mirëpo, sot është publikuar një sekuencë nga filmi, ku Rama futet në një ceremoni dasme dhe përdor një fjalor banal, ndryshe nga çfarë jemi mësur ta shohim më herët.

 'S’ka bir none dhe kur*ve ta martojë Landin me zor’, thotë kryeministri në kuadër të rolit.

Kujtojmë që ditën e sotme pritet të zhvillohet premiera e ‘I love Tropoja’ dhe produceenti Mamaqi është shprehur se ka për të qenë një sukses i vërtetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020340919494629
array(1) { ["section"]=> string(92) "s-ka-bir-none-dhe-kur-ve-si-kurre-me-pare-rama-nuk-permbahet-ne-filmin-e-fundit-video-193491" }