‘S'ka kthim vizash’, Rama: Shqiptarët në Holandë si kokë turku, janë bërë mish për top nga procesi elektoral

Publikuar tek: politike, më 12:59 18-04-2019 ‘S'ka kthim vizash’, Rama: Shqiptarët në Holandë si kokë turku, janë bërë mish për top nga procesi elektoral

Nga foltorja e Parlamentit kryeministri Edi Rama foli për vendimin e Parlamentit holandez i cili votoi për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Rama e cilësoi si festë aburde dhe përbuzëse reagimin e opozitës për këtë vendim të Parlametit holandez, ndërkohë që theksoi se s'ka kthim vizash për shqiptarët.

Kryeministri pretendon se shqiptarët janë vendosur në atë vend si kokë turku dhe janë bërë mish për top nga parti në procesin elektoral në Holandë.

‘Dua të flas për votimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë duke e parë atë nga sfondi i një feste absurde që u zhvillua në oborrin e opozitës në Tiranë. Një festë fyese dhe deri besoj pa e ekzagjeruar aspak perbuzëse për qytetarët e këtij vendi në kushtet kur ky vendim u përcoll në kanalet televizive dhe dixhitale si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të qytetarëve ndërkohë që është vetëm një vendim i lirë i një procesi elektoral i një vendi si Holanda që ka një vendim kundër zgjerimit, intensivisht kundër emigrantëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët janë vendosur në atë vend si një kokë turku. Është një procedurë parlamentare e cila nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë të shqiptarëve dhe për të shpjeguar më konkretisht të gjithë duhet të kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kërkesa e cila asnjë prej tyre nuk përkon me lëvizjen e shqiptarëve.

Së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt nga një vend në një vend përkatës të BE. Konsiderohet se në mënyrë të qëndrueshme të emigracionit të parregullt flitet për ulje dhe jo për rritje. Së dyti duhet që numri i azilkërkuesve nga një vend në një vend tjetër të BE duhet të rrritet dhe në rastin tonë në Holandë numri i azilkërkuesve është ulur. Së treti duhet të ketë rënie të bashkëpunimit dhe jo vetëm që nuk ka rënie por ka rritje. Së katërti duhet që vendi ndaj të cilit merret në shqyrtim të përbëjë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të atij vendi që merr këtë vendim dhe jo vetëm që nuk e kërcënojmë. Së pesti duhet të zbatohen të gjitha kriteret teknike. Qeveria holandeze nuk ka ndërmarrë ende dhe nuk ka dhënë ende shenjë që do të ndërmarrë hapin e hedhur nga parlamenti holanez. Shqiptarët janë bërë mish për top nga parti të cilat shkelin me këmbë pa ditur fare për dinjitetin e shqiptarëve’, tha kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18383002281189
array(1) { ["section"]=> string(110) "s-ka-kthim-vizash-rama-shqiptaret-ne-holande-si-koke-turku-jane-bere-mish-per-top-nga-procesi-elektoral-160913" }