S’ka marrëveshje për hapjen e listave, Rama: Të opozita parlamentare merret vesh me miqtë e PD dhe LSI, duhet konsensus trepalësh

Publikuar tek: politike, më 20:41 07-07-2020 S’ka marrëveshje për hapjen e listave, Rama: Të opozita parlamentare merret vesh me miqtë e PD dhe LSI, duhet konsensus trepalësh Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes tij dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare, pas takimit të mbajtur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Rama tha se ekziston një konflit që pengon marrëveshjen, dhe konfliti qëndron te marrëveshja e arritur mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.

“Për mua ajo (marrëveshja) është një bazë të cilën mund ta zhvillojmë më tutje, mund të shtojmë por jo të heqim,” tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Rama shtoi se nëse do të diskutohen kushtet e opozitës jashtëparlamentare, si hapja e listave, duhet të kryhet përmes një konsensusi trepalësh.

Fjala e Ramës:

Jo, jo sepse kemi një konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë më opozitën jashtëparlamentare, dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Që do të thotë se ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, jemi të gatshëm ta diskutojmë për ta formalizuar dhe për të arritur në një konsensus trepalësh.

Në një konsensus trepalësh, jo të gjithë mund të marrin çfarë dëshorojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proces. E para kemi nevojë për një zë që është përtej maxhorancës që ne kemi. PS nuk do të organizohet në procese kapje të një vote këtu apo një vote atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm të reformës. Nuk kam më tepër respekt për ata që janë jasht se ata që janë breënda, por askush nuk ka monopol.

Sot është e vërtetë që një shumicë dërmuese e qytetarëve shqiptarë duan të kenë më shumë zë në proces. Kjo është mëse e qartë, dhe ne si PS e kemi sfidë në vetëvete që të jemi pasqyrë, kur reflektohen ambicie dhe dëshira të njerëzve. Për ne ka shumë rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit, edhe duke i përfshirë ata në vendimarrjen për deputetë. Por marrëveshja është një pengesë e madhe për deputetët aktualë të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes. Është një koncesion apo një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së, dhe këtë lëshim ne duhet ta mbajmë. Por për të zgjeruar më tutje procesin, miqtë e opozitës parlamentare duhet të kuptojnë miqtë e opozitës joparlamentare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099120140075684
array(1) { ["section"]=> string(133) "s-ka-marreveshje-per-hapjen-e-listave-rama-te-opozita-parlamentare-merret-vesh-me-miqte-e-pd-dhe-lsi-duhet-konsensus-trepalesh-213169" }