S’ka marrëveshje për Zgjedhoren, Gjiknuri fajëson opozitën: Dolën me kërkesa të reja, do t’i drejtohem Parlamentit

Publikuar tek: politike, më 23:17 31-05-2020 S’ka marrëveshje për Zgjedhoren, Gjiknuri fajëson opozitën: Dolën me kërkesa të reja, do t’i drejtohem Parlamentit Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri fajëson përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare për mos arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri tha se mazhoranca adresoi edhe kushtet më ekstreme të opozitës, por Bylykbashi e Vasili dolën me kërkesa të reja.

Duket se një nga pikat që ndan palët është implementimi i teknologjisë në zgjedhje, si identifikimi biometrik i votuesve.

Gjiknuri la të kuptohet se do t’i drejtohet Parlamentit për të avancuar me reformën zgjedhore. Ai tha se ditën e nesërme do të informojë komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, duke nënkuptuar se mazhoranca është e gatshme të vijojë me reformën zgjedhore edhe pa opozitën. Komisioni parlamentar ka afat deri në 30 qershor për të miratuar ndryshimet e reformës zgjedhore.

Damian Gjikuri:

Dua të informoj publikun, që gjatë gjithë kësaj kohe kemi trajtuar me shumë seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot që flasim kemi vetëm një produkt gati të përfunduar. Kemi gjetur hapësirën dhe do t’i përfshijmë, por nuk mundet që pasi biem dakort dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë për kërkesat që ishin parakusht, edhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të çedohet dhe të dilet me kërkesa të reja. Megjithatë ne nuk heqim dorë. Dyert dhe dritaret e mazhorancës janë të hapura.

Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo ato që quheshin parakushte të opozitës, nuk dua t’i deklaroj këtu. Por edhe ato që i quanin kushte të domosdoshme, ne do të marrim përsipër për t’i adresuar me kushtin që të merren parasysh propozimet e ODIHR, mbi të gjitha depolitizimin.

Ne kemi adresuar kërkesa që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar asnjëherë në Shqipëri. Shumë shpejt do ta shikoni, unë do të bëj një listë me të gjitha kërkesat që ne i kemi adresuar. Dhe do të habiteni kur të shikoni se disa nga kërkesat që ata thoshin “pa këtë nuk ka” janë adresuar. Një gjë ju garantoj, administrata do të jetë shumë profesionale. Punonjës shteti ose jo ka të drejtë të aplikojë, komisionerët do të zgjidhen me short, do të ketë edhe përmirësim teknologjik. Opozita është në të mirën e saj që të na bashkëngjitet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019339084625244
array(1) { ["section"]=> string(118) "s-ka-marreveshje-per-zgjedhoren-gjiknuri-fajeson-opoziten-dolen-me-kerkesa-te-reja-do-t-i-drejtohem-parlamentit-208560" }