S’ka më muzikë falas në YouTube, ja si do funksionojë me pagesë

Publikuar tek: bota, më 19:44 21-03-2018 S’ka më muzikë falas në YouTube, ja si do funksionojë me pagesë

YouTube planifikon të nxjerrë të ardhura nga një pejesë e mirë e përdoruesve që kryesisht dëgjojnë muzikë.

Përdoruesit që dëgjojnë muzikë për orë të tëra pa ndërprerje do të përballen me një numër të madh reklamash në mes të këngëve. Që muzika juaj e preferuar të ndërprehet disa herë në mes nga reklama të shumta, është tepër e bezdisshme.

Pikërisht këtë planifikon të shfrytëzojë YouTube, duke i shtyrë përdoruesit të abonohen duke paguar një shumë mujore parash për të dëgjuar muzikë pa ndërprerje nga reklamat.

Sipas kreut të kompanisë për muzikën, Lyor Cohen, YouTube planifikon të sfidojë Spotify dhe Apple, që tashmë janë udhëheqës së shërbimeve muzikore online.

Cohen thotë se vitin e kaluar YouTube fitoi plot 10 miliard dollarë të ardhura nga reklamat dhe kjo shifër mund të rritet edhe më tepër nëse nis të shesë abonime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010042905807495
array(1) { ["section"]=> string(69) "s-ka-me-muzike-falas-ne-youtube-ja-si-do-funksionoje-me-pagese-114049" }