Qindra role në karrierën e saj brilante dhe përherë e dashur nga publiku, aktorja Zyliha Miloti, tashmë 72 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze, ka rrëfyer për Rudinën në Tv Klan, humbjen e bashkëshorit të saj.
Fuat Miloti u nda nga jeta 8 vite më parë.
“Eh, Fuati ka qenë baterist, piktor me zanat, baterist në estradë. Si duket më ka pëlqy që e vogël unë shkoja gjithmonë e shoqërume. E pashë në bateri, ishte simpatik. Si duket e nin zemra zemrën, a ku di unë. E pashë edhe rrugë njëherë, pastaj më ka gjurmu. Unë kam qenë në Shirokë, shumë e re kam qenë por shumë e rritur para kohe. U fejuam e jetuam të lumtur. Ka qenë i jashtëzakonshëm, modern, fmailja Miloti në Shkodër është shumë e mirë, intelektuale, muzikantë. Është dinastia e Milotëve, mund të jemi 15 familje që jetojmë në të njëjtin truall”, tha aktorja e madhe.