S'KA SHKARKIM/ Rama i shtrin dorën për herë të fundit Ilir Metës: Shpreh sinqerisht keqardhjen si njeri, si mik, si aleat… LEXO REZOLUTËN!

Publikuar tek: politike, më 13:04 13-06-2019 S'KA SHKARKIM/ Rama i shtrin dorën për herë të fundit Ilir Metës: Shpreh sinqerisht keqardhjen si njeri, si mik, si aleat… LEXO REZOLUTËN! Rama-Meta

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën për herë të fundit Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare ku duhet thënë se nuk është artikuluar për asnje moment shkarkimi por vetëm çdekretimi i zgjedhjeve dhe antikushtetueshmëria.

Rama pasi e ka “kryqëzuar” Metën për të këqijat që i ka bërë vendit, i ka njohur edhe meritat pozitive duke e ftuar të lexojë rezolutën.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qendrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin tonë. Një President tani, që argumenton një marrëzi antikushtetuese sikur sheh filxhan me data gjëmash dhe kur e pyesin përgjigjet: “Ma përsërisni se nuk dëgjoj mirë. Këto kohët e fundit kam qenë sëmurë” është një njeri për të ardhur keq, shpreh sinqerisht keqardhjen time për të, si njeri, si mik, si kundërshtar si aleat që s’ka bërë  vetëm të këqija por ka dhënë edhe kontribut pozitiv në karrirën e tij politike. I uroj sot megjithë zemër ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e këtij Kuvendi, nëse ka probleme me dëgjimin dhe s’do i kuptojë qartë fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”, tha Rama.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e PS.

MË POSHTË REZOLUTA E PLOTË PËR TË CILËN RAMA FTOI METËN TA LEXOJË E TË REFLEKTOJË:

 

64356919_425749974675926_662936156417032192_n.png3.png

2.png

4.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016122102737427
array(1) { ["section"]=> string(139) "s-ka-shkarkim-rama-i-shtrin-doren-per-here-te-fundit-ilir-metes-shpreh-sinqerisht-keqardhjen-si-njeri-si-mik-si-aleat-lexo-rezoluten-168068" }