“U pa që nuk ka pasur thika në Shtëpinë e bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të shtetit të Kosovës, por ka fuqizim”.
Është kjo deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi pas marrëveshjes së firmosur në shtëpinë e Bardhë.“Ata që kanë nxjerrë këto të rrejshme, i ftojë t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për injorancën e treguar. Ne mund të ecim përpara me filozofi politike shtetformuese, e jo me mentalilet tribal”, tha Presidenti.
Thaçi në fillim të fjalimit shprehu mirënjohje për ShBA, që sipas tij i ka qëndruar pranë Kosovës duke e mbështetur gjithmonë. Ai ka filluar me falenderimet nga presidenti Bushi deri tek Trump. Thaçi zbuloi dhe një detaj nga biseda me Trump, i cili ishte shprehur se populli shqiptar është më i miri.
Thaçi deklaroi gjithashtu se me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë u tregua që të gjitha konspiracionet ishin të rrejshme e paragjykuese. Zhvillimi ekonomik, projektet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës.