S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim

Publikuar tek: politike, më 18:12 24-11-2020 S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim Godina e LSI

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

127166988_860994141341944_722352697371602246_n_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Yuri Kim në krah të Shqipërisë: Do të luftojmë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin
Yuri Kim uron Mimi Kodhelin për postin e rëndësishëm në NATO: Shpresojmë të të shohim duke punuar me Gerry Connolly »
Article Logic
Execution time: 0.010272979736328
array(1) { ["section"]=> string(177) "s-kane-fund-largimet-nga-strukturat-e-lsi-se-jep-doreheqjen-kryetari-i-vaqarrit-koordinator-i-tiranes-ndihem-i-fyer-nga-mosmirenjohja-dhe-arroganca-qe-kam-marre-ne-kembim-228973" }