S’kanë të ndalur grupet e trafikut të DROGËS, furi ARRESTIMESH në Itali, mes tyre 2 shqiptarë (EMRAT- FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 15-03-2018 S’kanë të ndalur grupet e trafikut të DROGËS, furi ARRESTIMESH në Itali, mes tyre 2 shqiptarë (EMRAT- FOTOT) Të arrestuarit për drogë

10 arrestime ndodhën mëngjesin e sotëm në Teramo të Italisë, dhe në pranga në grupin e trafikut të drogës, ranë edhe dy shqiptarë.

Mariglen Abdurramani, 38 vjeç, resident në Martinsicuro dhe Elio Çela 31 vjeç resident në Grottamare, përfunduan në burg së bashku me shtetasit e tjerë Vincenzo Saracino, Daniele Malafronte, Pasquale Starita dhe Nicola Fruguglietti. Ndërkohë që në arrest shtëpie u vendosën: Mario Iorio, Francesca di Cristo, Marco Basso, Falconara Marittima dhe Leonardo Ortensi, raporton neësbomb.al.

Hetimet për këtë grup nisën që në gushtin e vitit të kaluar, raportojnë mediat italiane, kur një njësi hetimi e Teramos ka vënë re një xhiro të shpërndarjes së lëndës narkotike në zonë. Sipas hetimeve, droga (kokainë, hashash e marijuanë) vinte në Campania nëpërmjet bregut dhe më pas shpërndahen në zone, raporton neësbomb.al.

Sinjali I parë për këtë linjë trafiku u dha kur në 17 gusht, karabinierët arrestuan në flagranzë Malafronten sepse e gjetën me 5 kile hashash, më shumë se një kile kokainë, metanfetaminë, marijuanë dhe 9.590 euro cash. Atij iu gjetën dhe armë të ndryshme, telefona celulare dhe gjithë materiali për paketim të drogës.

Organizata kriminale kishte korriere gra që udhëtonin në autostradë me makina të vogla për të mos rënë në sy. Droga shpërndahej në lokalet e natës nga të rinjtë. Gjatë hetimeve u kapën dy kile kokaunë, katër kile hashash dhe një marijuanë e po ashtu edhe një pistoletë. “Sta senz pensier” u quajt operacioni i autoriteteve italiane./ newsbomb.al

Të arrestuarit:

a.jpg

a2.jpg

a3.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025974988937378
array(1) { ["section"]=> string(110) "s-kane-te-ndalur-grupet-e-trafikut-te-droges-furi-arrestimesh-ne-itali-mes-tyre-2-shqiptare-emrat-fotot-113350" }