S’mban më gazetari: Agimi i Artë shporret nga ekranet, kurse Fredi Beleri bredh i lirë; Presidenti ‘superpatriot’ kafshon gjuhën, qeveria fsheh kokën si struci (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 24-10-2020 S’mban më gazetari: Agimi i Artë shporret nga ekranet, kurse Fredi Beleri bredh i lirë; Presidenti ‘superpatriot’ kafshon gjuhën, qeveria fsheh kokën si struci (E PLOTË) FotoMontazh: Artan Hoxha - Fredi Beleri

Gazetari Artan Hoxha reagon ashpër për praninë e Fredi Belerit në televizionet kombëtare shqiptare, ndërkohë që në Greqi Agimi i Artë u shpall organizatë terroriste dhe aktivistët e saj “u shporrën” nga ekranet.

“Por... perfaqesuesit me te larte te Agimit te Arte ne Shqiperi, bredhin te lire, larte e poshte pikerisht aty, ku kane vrare Deshmore te Atdheut, pse mbronin Republiken e Shqiperise, bejne politike lirisht ne vendin, qe duan ta copëtojne dhe ta shfarosin nga harta e botes, shfaqen si analiste gjeopolitike duke i bere karshillek, jo vetem familjareve te deshmoreve ne masakren e Peshkëpise, por gjithe shqiptareve, kudo qe ndodhen mbi planet.. madje ne oren me te ndjekur ne televizionin me te madh kombetar...”, shkruan Hoxha, ndërsa thotë se presidenti që bën si “superpatriot” kafshon gjuhën, ndërsa qeveria shqiptare fsheh kokën si struci në rërë.

Shkrimi i plotë:

Eshtrat e Deshmoreve te Atdheut po kthehen permbys ne varre...

Mbani frymen njerez....

Agimi i Arte,... shporret nga parlamenti grek, shporret nga politika greke, qërohet nga ekranet e kombetare te medias greke, shpallet organizate terroriste nga drejtesia greke.. madje drejtuesit me te larte, arrestohen, denohen nga gjykata dhe izolohen ne burgjet greke....

Por...perfaqesuesit me te larte te Agimit te Arte ne Shqiperi, bredhin te lire, larte e poshte pikerisht aty, ku kane vrare Deshmore te Atdheut, pse mbronin Republiken e Shqiperise, bejne politike lirisht ne vendin, qe duan ta copëtojne dhe ta shfarosin nga harta e botes, shfaqen si analiste gjeopolitike duke i bere karshillek, jo vetem familjareve te deshmoreve ne masakren e Peshkëpise, por gjithe shqiptareve, kudo qe ndodhen mbi planet.. madje ne oren me te ndjekur ne televizionin me te madh kombetar...

Dhe...Qeveria shqiptare, fsheh koken si struci ne rere, Presidenti “supetpatriot”, kafshon gjuhen, Opozita, fshihet si djalli nga temjani, Prokuroria dhe policia shqiptare, as shohin, as degjojne, Pjesa me e madhe e medias shqiptare, hesht, ndersa pjesa tjeter ben lojen e tyre, Shqiptaret rrijne e vshtrojne si shurdhmemece, sikur te mos kete ndodhur asgje...

Ndersa... Shpirtrat dhe eshtrat e Deshmoreve te Atdheut, Oficerit drejtues Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini, po kthehen permbys ne varre...

Dhe.. Si thote Al Pachino te filmi “Kumbari”; “Asgje personale, eshte çeshtje biznesi”.. (une s’jam grek, thjeshte jam shqiptar, biznesi ne kete rast, eshte ATDHEU IM)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AVOKATI akuzon Ministrinë e Brendshme: Jepni dokumentet për punonjësit e ndershëm të policisë, po i heqin si të korruptuar se ju fshini letrat (PAS RASTIT TË BESIM SHABANIT)
E futën në thes me një mace të egër, e rrahën barbarisht deri në vdekje se nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit, përkujtohet sot në Shkodër 22 vjecarja MARIE TUCI (HISTORIA TRAGJIKE) »
Article Logic
Execution time: 0.011459827423096
array(1) { ["section"]=> string(168) "s-mban-me-gazetari-agimi-i-arte-shporret-nga-ekranet-kurse-fredi-beleri-bredh-i-lire-presidenti-superpatriot-kafshon-gjuhen-qeveria-fsheh-koken-si-struci-e-plote-224973" }