Duket se s’mbarojnë telashet për Olesia Dukën, stomatologen nga Tirana, e cila është akuzuar nga disa biznesmenë për mashtrim dhe përvetësim të shumave të mëdha me para, deri në 2 mln euro.
Ndërsa ditën e sotme gjykata e rrethit të Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, në adresë të saj ka mbërritur një denoncim i ri.
Janë tre biznesmenë, ata të cilët kanë depozituar sot në Prokurorinë e rrethit gjyqsor Durrës një denoncim ndaj Olesia Dukës, të cilën e akuzojnë se përmes mashtrimit u ka marrë një shumë të majme prej 1.2 milionë euro.
Biznesmenët që kanë bërë denoncim janë Ilir doci, Blandi Tafaj dhe Bledar Pulaha. Ata e akuzojnë Olesian për vjedhje pasurie me mashtrim.
Paraditen e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dukës, ndërsa gjatë seancës deklaroi se personat që e kanë denoncuar nuk i ka mashtruar por me ta ka patur marrëdhenie biznesi, madje sipas saj veprimet janë kryer me praninën e noterit.
Ajo deklaroi se dy vëllezër biznesmenë nga Durrësi e kishin kërcënuar nëse nuk i kthente 900 mijë euro, kështu që në këto kushte sipas saj është detyrra të marrë borxh te persona të tjerë.