S’mund të jetojmë përgjithmonë, shkenca: Kjo është mosha maksimale që njeriu mund të arrijë

Publikuar tek: bota, më 16:56 04-09-2017 S’mund të jetojmë përgjithmonë, shkenca: Kjo është mosha maksimale që njeriu mund të arrijë

Një prej pyetjeve më të mëdha të njerëzimit është nëse mudn të jetojmë përgjithmonë. Apo të paktën nëse mund ta dyfishojmë jetëgjatësinë mesatare.

E nëse do jetonit përgjithmonë, si do ta mbushnit jetën? A do mërziteshit?

Mos bëni plane; fatkeqësisht, apo fatmirësisht, sipas profesorit të statistikave John Einmahl, nuk duhet të shqetësohemi ende për këtë.

Hulumtimi i tyre i kryer mbi 75,000 njerëz holandezë që vdiqën gjatë 30 viteve të fundit ka vlerësuar se maksimumi i jetës njerëzore është rreth 115 vjet.

Por megjithëse gjatë këtyre 30 viteve mosha mesatare e jetesës është rritur, shkencëtarët besojnë se tavani ka mbetur i njëjtë, raporton newsbomb.al.

Profesor Einmahl dhe kolegët e tij në Departamentin e Ekonometrisë në Universitetin e Tilburgut thonë se tavani për jetëgjatësinë e njeriut është 115.7 vjet për gratë dhe 114.1 vjet për meshkujt.

"Mesatarisht, njerëzit jetojnë më gjatë, por më të moshuarit mes nesh nuk kanë arritur të jetojnë më gjatë”, tha Einmahl për AFP. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025659084320068
array(1) { ["section"]=> string(95) "s-mund-te-jetojme-pergjithmone-shkenca-kjo-eshte-mosha-maksimale-qe-njeriu-mund-te-arrije-91146" }