S’ndalet Artan Fuga për këngën e Eugent Bushpepës: Disa amatorë janë mërzitur se unë s’e pëlqej

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:32 10-05-2018 S’ndalet Artan Fuga për këngën e Eugent Bushpepës: Disa amatorë janë mërzitur se unë s’e pëlqej Arta Fuga dhe Eugent Bushpepa

“Tjetër kënga, tjetër diplomacia kulturore”. Kështu e titullon komentin e radhës profesor Artan Fuga e cili nuk e pëlqen këngën e Eugent Bushpepës në Eurovizion. SIpas profesorit kjo këngë nuk ka asnjë element identitar dhe është kopje e muzikës që prodhon gjithë bota.

Për këtë, Fuga ka patur shumë reagime kritike të cilave u përgjgjigjet përmes këtij postimi.

“Ajo që ngre unë ka të bëjë me diplomacinë kulturore për të cilën çohen këngët që përfaqësojnë Shqipërinë atje.

Këtu unë mendoj që na duhet të përfaqësohemi me shumë përparësi me produkte artistike që e shprehin më thekshëm sesa të tjerat identitetin kulturor të kombit tonë në muzikën e lehtë, pa mohuar në vetvete brenda prodhimit tonë artistik edhe stilet krejt universale rrok apo cfarëdo tjetër rryme apo modeli.

Kjo nuk do të thotë që dëshiroj të paraqitemi në eventet europiane me gajde, çifteli apo me dajre sikurse e kuptojnë disa ruajtjen e identitetit tonë kombëtar muzikor në këtë botë erërash globale që duke i njohur dhe përfshirë në to na duhet të mbijetojmë si komb e si vend në art, kulturë, sport, etj”, shkruan profesor Fuga.

REAGIMI I PLOTË:

--------------

Disa amatorë të këngës që u paraqit në festivalin europian këtë vit janë mërzitur këtu ngaqë kanë kuptuar sikur unë me një status të mëparshëm nuk pëlqej këngën e paraqitur sivjet atje.

Unë nuk hyj në shijet estetike të tyre sepse janë krejt subjektive. I respektoj ato! Secili pëlqen atë këngë, skulpturë, pikturë, film që e tërheq dhe me këtë nuk ka punë njeri.

Por, ngaqë mungon koha e duhur për të dialoguar me gjithësecilin, po paraqes më shkoqur mendimin tim.

Problemi është që në statusin tim, sikurse shihet fare qartë po të lexohet ai si duhet dhe jo nën ethet dhe pasionet e kuptueshme në këtë rast, që dikush i shtyn dhe i shfryn atje ku ligësia e çon, unë nuk merrem fare me cilësinë artistike të këngës, as me vokalin e këngëtarit dhe as me performancën e tij. As me tekstin, as me cilësinë ritmin, melodinë,

Qendroj jashtë kësaj sepse nuk jam specialist i tyre sikurse edhe spektatorët e tjerë.

Vetë këngëtari është në punën e tij dhe zbulon talentin e tij me të gjitha vlerat që ka. Madje uroj të dali sa më mirë në renditje duke marrë sa më shumë vota.

Kjo nuk më ka interesuar aspak në planin artistik në statusin tim të mëparshëm.

Kurse ajo që ngre unë ka të bëjë me diplomacinë kulturore për të cilën çohen këngët që përfaqësojnë Shqipërinë atje.

Këtu unë mendoj që na duhet të përfaqësohemi me shumë përparësi me produkte artistike që e shprehin më thekshëm sesa të tjerat identitetin kulturor të kombit tonë në muzikën e lehtë, pa mohuar në vetvete brenda prodhimit tonë artistik edhe stilet krejt universale rrok apo cfarëdo tjetër rryme apo modeli.

Kjo nuk do të thotë që dëshiroj të paraqitemi në eventet europiane me gajde, çifteli apo me dajre sikurse e kuptojnë disa ruajtjen e identitetit tonë kombëtar muzikor në këtë botë erërash globale që duke i njohur dhe përfshirë në to na duhet të mbijetojmë si komb e si vend në art, kulturë, sport, etj.

Përfshirja e identitetit tonë artistik në artin e kultivuar nuk do të thotë aspak të biesh në folklorizëm. Tjetër është folklori dhe tjetër muzika e kultivuar që ushqehet nga traditat tona specifike.

Puna është, mendoj, se në në një event paneuropian konkurues kulturash që përfaqësojnë vendet dhe kombet, duhet të paraqitemi me kontributin tonë specifik kolektiv, në larminë e kulturave europiane, pra me diferencat tona cilësore artistike, që unë besoj se do të na jepnin më shumë avantazhe kulturore dhe do të na bënin të afirmoheshim më fort në mes të kombeve të tjerë.

Ne kemi nevojë si ajri të afirmojmë në eventet artistike që përfaqësojnë kombet dhe vendet identitetin tonë kombëtar në Europën dhe botën e sotme. Askush nuk ja mohon pastaj të drejtën e gjithkujt si artist të bëjë artin që dëshiron, a më shumë me cilësi.

Tjetër pra është kënga dhe këngëtari i paraqitur, tjetër politikat kulturore që parapëlqej të zbatohen sepse i konsideroj fituese afatgjatë.

Tjetër pra është një festival muzikor në shkallë kombëtare, të tjera prioritete ka ai, dhe tjetë kur paraqitemi në një festival europian.

Pra, tjetër komunikimi i brendshëm kombëtar dhe tjetër komunikimi kulturor e artistik me jashtë. Kush nuk kupton këtë ndarje, ndonëse relative, nuk kupton asgjë nga parimet e politikave dhe strategjive në media dhe në arte që ndiqen sot nga kombet e zhvillyuara sot e gjithë ditën.

Nuk e kupton, po fare, diplomacinë kulturore.

Ja përse unë jam që të ndahet fituesi i një festivali në televizionin publik, sado tradita të ketë pasur, nga seleksionimi i këngës që shkon në Eurosong. Këto dy ngjarje nuk duhet të mbivendosen mbi njera tjetrën.

Këngëtari është në punë të vet, dhe mesa shoh i mobilizuar shumë mirë për t'a paraqitur denjësisht produktin e tij. Urimet për sukses janë më e pakta që mund të bësh. Kurse politikat kulturore dhe seleksionuese të produkteve të paraqitura nga institucionet në eventet artistike europiane nuk kanë të bëjnë me muzikën, as me këngën, as me këngëtarin, por me diplomacinë kulturore, që nuk është art.

Eshtë politikë!

Këtu fitoren dhe humbjen e shoh edhe në cilësinë e paraqitjes artistike që nuk e diskutoj këtu sepse nuk është ajo që më intereson dhe nuk kam formimin për ta vlerësuar teknikisht, por mbi të gjitha e shoh në faktin nëse afirmohet atje dhe në cdo rast identiteti specifik i kulturës shqiptare, i muzikës të saj.

Kjo do të ishte beteja afatgjatë në kulturë, art, shkencë, muzikë. Kjo do të ishte përballja jonë strategjike me historinë për të mbijetuar si komb. Kjo do të ishte fitorja jonë. Ndryshe do të shuhemi!

Vetëm universaliteti i shprehjes muzikore shoqëruar me afirmimin e specifikave tona kulturore dhe i vlerave kombëtare mund të na shpëtojë, mund të na nxjerri fitues jo thjesht në një festival, por në përballjen me historinë.

Të tjerat ikin dhe vijnë.

Shikim të këndshëm të festivalit gjithësesi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031022071838379
array(1) { ["section"]=> string(101) "s-ndalet-artan-fuga-per-kengen-e-eugent-bushpepes-disa-amatore-jane-merzitur-se-une-s-e-pelqej-120199" }