S’paguajnë taksa në shtet se 'Prona është e ZOTIT', gjobitet familja kristiane…Gjyqtari: S’e shoh në BIBËL (PROCESI I ÇUDITSHËM NË AUSTRALI)

Publikuar tek: bota, më 09:34 18-07-2019 S’paguajnë taksa në shtet se 'Prona është e ZOTIT', gjobitet familja kristiane…Gjyqtari: S’e shoh në BIBËL (PROCESI I ÇUDITSHËM NË AUSTRALI) Rembertus Cornelis Beerepoot (majtas) dhe Fanny Alida Beerepoot (djathtas) jashtë gjykatës në Tasmania

Një familje kristiane që refuzonte të paguante taksën e të ardhurave sepse shkonte kundër “dëshirës së Zotit” është detyruar nga gjykata të paguajë një gjobë të majme, plot 2 milionë dollarë tek zyra e taksave në Australi.

Rembertus Cornelis Beerepoot dhe Fanny Alida Beerepoot nga Tasmania nuk kanë paguar taksa që prej vitit 2011.

Ferma e tyre u bllokua nga këshilli local në 2017 dhe ata dështuan sërish në pagesën e taksave. Beerepoot i tha gjykatës: ”Ne nuk kemi asgjë në dorëzim, sepse e gjitha është e Zotit”.

Ata u prezantuan në Gjykatën Supreme të mërkurën pasi dështuan të paguanin 930 mijë dollarë taksa dhe të tjera detyrime për mungesat, raportojnë mediat amerikane.

Zoti Beerepoot argumentoi se ligji I zotit është “ligji suprem i kësaj toke” dhe të detyrosh njerëzit të paguajnë taksa dobëson varësinë e tyre te Zoti”.

“Të transferojmë aleancën tonë nga Zoti Në Commonëealth, do të thotë të rebelohemi kundër Zotit dhe të thyejmë rregullin e parë” tha ai në gjykatë”.

Gjyqtari u tha se nuk sheh në Bibël asnjë referencë për të mbështetur argumentin e tyre.

“Në vendimin e tij Stepen olt tha se “Bibla efektivisht thotë se cështjet civile dhe ligji i zotit operojnë në sfera të ndryshme”.

Më pas vendimi i detyronte ciftin ti paguante shtetit shumën e parave që nuk kishte paguar prej 7 vitesh së bashku me vonesat dhe gjobat.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012665033340454
array(1) { ["section"]=> string(141) "s-paguajne-taksa-ne-shtet-se-prona-eshte-e-zotit-gjobitet-familja-kristiane-gjyqtari-s-e-shoh-ne-bibel-procesi-i-cuditshem-ne-australi-172576" }