S’përmbahet Balla, publikon videon ku hedhin Lulzim Bashën nga dritarja

Publikuar tek: barometri, më 07:53 28-09-2018 S’përmbahet Balla, publikon videon ku hedhin Lulzim Bashën nga dritarja

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon të thumbojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga kallëzimi penal që depuzitoi në Prokurori për kreun e PD-së.

Balla së fundmi ka publikuar në video të montuar, ku duken demokratët e vjetër, ndër ta edhe Sali Berisha teksa kapin dhe hedhin jashtë një ndërtese kryedemokratin Basha. “Ju lutem mos qeshni”, shkruan Balla në postim, duke i sugjeruar ndjekësve të qëndrojnë seriozë…

Balla është akuzuar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se ka qenë i pranishëm kur djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Raja e ka kërcënuar duke i vendosur pistoletën në kokë.

Sipas Nuhut, deputeti Balla në atë moment ka thënë “lere se është djalë i mirë”.

Dëshminë e oficerit Nuhu për gazetarin Basir Çollaku, Basha e transmetoi të plotë nga selia blu.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03397011756897
array(1) { ["section"]=> string(77) "s-permbahet-balla-publikon-videon-ku-hedhin-lulzim-bashen-nga-dritarja-135866" }