I papërmbajtur në reagimin e tij fotografi i njohur Armando Babani që nuk ka mundur ta fshehë zemërimin e tij pas nismës së drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa dhe të anëtarit të Këshillit të Ankesave në AMA, Erald Kapri, për ndalimin e filmave të komunizmit në ekranet shqiptare.
“Po ore, t’i heqim filmat e komunizmit, ti qim' tëmën' e sëmës, që të kemi kohë të shohim ato me SHALË e BYTHË jashtë....po i bërtiste një plak të shoqes, te rradh' e bukës...”, shkruan Babani me tone ironie në fund.