S’përmbahet Hoxha, shpërthen ndaj Berishës: Do shkosh në burg si Pinoçeti! Unë do të të bëj kronikën... (AKUZAT E RENDA)

Publikuar tek: politike, më 23:10 26-02-2018 S’përmbahet Hoxha, shpërthen ndaj Berishës: Do shkosh në burg si Pinoçeti! Unë do të të bëj kronikën... (AKUZAT E RENDA)

Gazetari Investigativ Artan Hoxha dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë debatuar ashpër sot në emisionin “Studio e Hapur” duke akuzuar rëndë njëri-tjetrin.

Shkak janë bërë akuzat që të dy prej disa kohësh i kanë bërë, Berisha e ka akuzuar Hoxhën si personi që nxori në pritë dëshmitarin e vrarë nga kultivuesit e kanabisit. Ndërsa gazetari Hoxha, s’i ka lënë gjë pa përmendur, që prej vrasjeve të Haklajve e Azem Hajdarit e deri te killerat, që sipas gazetarit, Berisha mban nga pas, raporton newsbomb.al.

Hoxha i ka thënë Berishës se do përfundojë në burg si Pinoçeti.

DEBATI:

Artan Hoxha: Ti njof killerat që ke nga pas. Ti del me eskortë dhe me bodigard. Po ti ku do futesh. Do shkosh si Pinoçeti në burg me barrelë 85 vjeç. Dhe unë do bëj kronikën tënde.

Sali Berisha: Bandat kanë marrë përgjigje nga unë. Ti je një kalec i ndyrë i tyre dhe asgjë më shumë. Është një hjeks i dëshmitarit dhe asgjë më shumë

Artan Hoxha: Ti je hjeks i Azem Hajdarit. Mos më kërcëno mua dhe mos më fut në konflikt me familjarët e atij dëshmitarit se unë jam munduar ta gjej bashkë me ata dhe e kemi gjetur kush e ka vrarë, po ti ku do shkosh? Ti ku do futesh?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012984991073608
array(1) { ["section"]=> string(119) "s-permbahet-hoxha-shperthen-ndaj-berishes-do-shkosh-ne-burg-si-pinoceti-une-do-te-te-bej-kroniken-akuzat-e-renda-111571" }