S’përmbahet kryebashkiakja e LSI, quan pijanec deputetin e PS: Ti haje gjizë e pije raki kur unë mora bursën nga USA, trutharë!

Publikuar tek: barometri, më 07:48 03-06-2018 S’përmbahet kryebashkiakja e LSI, quan pijanec deputetin e PS: Ti haje gjizë e pije raki kur unë mora bursën nga USA, trutharë!

Një reagim i ashpër ky i kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira, përfaqësuese e LSI ndaj deputetit të PS Nure Belba.

 

Rira e cilëson “memec” deputetin dhe i thotë se ai “pinte raki” kur ajo merrte bursën nga SHBA.

“T’u deshen 7 vjet që të mbaroje shkollën e nates, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe ate të shkretën! Kur unë isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, më dha burse Fullbright 40.000 $ qe unë të kryeja studimet Master në një nga universitetet amerikane më prestigjoze, ti haje gjize e pije raki nëpër mejhanet e fshatit!” shkruan e revoltuar kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit ndërsa publikon dokumentat e heqjes nga ndihma ekonomike të 800 familjeve.

REAGIMI I PLOTË:

Deputeti memec i Prrenjasit na qenka inatosur pse e quajtem pijanec. Po mire more Z. Memec, sa here ke folur ne parlament dhe ke ngritur problemet e zones tende?

 Sa here ke mbajtur ndonje fjalim me karakter ekonomik meqe je dhe i fushes!? Sa here ke kerkuar asfaltimin e rruges se fshatit tend, Skroskë?! Sa here ke folur per problemet qe ka Prrenjasi apo fshatrat e tjere?! ZERO !!! Te ka dale emri si nje nga deputetet qe s’ke folur kurre ne parlament! E çdo flasesh ti, edhe une çfare kerkoj! Formimi yt s’ta lejon!

Meqe je marre me titullin tim si profesoreshe , karriera ime si akademike dhe karriera jote si llogaritar kooperative i tipit te larte, jane sikur te krahasosh diten me naten. Une e kam mbaruar shkollen ne moshen 22 vjeç ndersa ti u diplomove kur ishe mbi 50 vjeç, dhe shyqyr qe mbarove nje shkolle nate se do kishe ngelur pa diplome fare.

Ne moshen 23 vjeç, une isha lektore ne disa fakultete, edhe atehere edhe aty ku ti mbarove shkollen e nates, por ti si nje kooperativist i vonuar, mbaje nje fletore tyrylyç me vete dhe ashtu siç hyje edhe dilje, meqe trute te ishin thare, dhe nuk mbaje mend gje nga leksionet.

 T’u deshen 7 vjet qe te mbaroje shkollen e nates, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe ate te shkreten! Kur une isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me dha burse Fullbright 40.000 $ qe une te kryeja studimet Master ne nje nga universitetet amerikane me prestigjoze, ti haje gjize e pije raki neper mejhanet e fshatit! Nuk po vazhdoj me tej, sepse skane vlere krahasimet, por mos u merr me kete aspekt, sepse del felliqur vete. Sa per ndihmen ekonomike ,po te postoj me poshte vetem muajin Prill, qe te shikosh sa familje jane hequr pa shkak nga ndihma ekonomike.

Vetem Prilli, nderkohe qe Janar- Maj, numri shkon rreth 800 familje. Ketyre jepu pergjigje pse i keni hequr sepse disa prej tyre s’kane buke te hane. Ngrehu dhe kerko llogari meqe je “zeri” i popullit, ngreje “zerin”! Kujt i them dhe une!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22770094871521
array(1) { ["section"]=> string(130) "s-permbahet-kryebashkiakja-e-lsi-quan-pijanec-deputetin-e-ps-ti-haje-gjize-e-pije-raki-kur-une-mora-bursen-nga-usa-truthare-123050" }