S’u shfaq askund në homazhet e viktimave të 21 janarit, qytetarët ‘sulmojnë’ Ramën: Sot shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:07 21-01-2020 S’u shfaq askund në homazhet e viktimave të 21 janarit, qytetarët ‘sulmojnë’ Ramën: Sot shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër Homazhet e 21 janarit në 2020 dhe 2012

Sot mbushen 9 vite nga 21 janari i kobshëm i 2011-ës kur u vranë me duar në xhepa te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestuesit, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

 Ende sot e kësaj dite ndonëse ka pafund pamje foto, video, audio që provojnë vrasjen shtetërore, nuk ka njeri pas hekurave.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka qenë aktiv në rrjete sociale ku ka publikuar detaje nga takimet që ka zhvilluar me zyrtarë në Ukrainë si kryesues i OSBE.

Në homazhet që u mbajtën sot për dëshmorët e 21 janarit Rama nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga deputeti Taulant Balla.

Qytetarët i kanë komentuar kryeministrit në postimet e tij në ‘facebook’ ku e akuzojnë se ‘ka shkelur mbi 4 kufoma që të bëhej kryeministër”.

“Sot është ditë e shënuar, sot shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër. Nga do e festosh?”, i shkruan një qytetar.

rama-3.png

rama2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te Ura e Shkozës/ Taksia përplaset me autobuzin, përfundon në oborrin e banesës
»
Article Logic
Execution time: 0.0085499286651611
array(1) { ["section"]=> string(136) "s-u-shfaq-askund-ne-homazhet-e-viktimave-te-21-janarit-qytetaret-sulmojne-ramen-sot-shkele-mbi-4-kufoma-qe-te-behesh-kryeminister-192725" }