Sa është prekur ekonomia jonë nga pandemia? Guvernatori Sejko: Efektet do jenë të forta, parashikimet janë për recension (Çfarë duhet bërë)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:32 06-05-2020 Sa është prekur ekonomia jonë nga pandemia? Guvernatori Sejko: Efektet do jenë të forta, parashikimet janë për recension (Çfarë duhet bërë) Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kriza e Covid-19 ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Sejko ka theksuar se mbyllja e disa aktiviteteve të prodhimit ka sjellë rënie të prodhimit, si pasojë rënia e prodhimit pritet të shoqërohet me rënie të punësimit.

I pyetur në lidhje me efektet që do të ketë në të ardhmen pandemia, Sejko tha se parashikimet janë për recension ekonomik, por ajo që është e rëndësishme, është se duhet ruajtur stabiliteti financiar dhe të mos prihshet zinxhiri ekonomik, me shpresën se sezoni i verës do të gjenerojë të ardhura në vend.

"Sot mbledhja ishte realisht për gjendjen financiare si pasojë e ndikimit të pandemisë së koronavirusit. Ne e kemi theksuar që efektet do të jenë të forta në ekonomi, sikurse në të gjithë botën. Parashikimet janë për recension në rajon e më gjerë. Jemi të qartë për këtë. Mirëpo kjo është një goditje kalimtare. Që fundi i pandemisë të na gjejë të përgatitur, duhet të kemi një ringritje sa më të shpejtë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ky impakt të mos godasë stabilitetin financiar dhe të mos prishet zinxhiri ekonomik. Duhet të kemi një stabilitet çmimesh që të mos ndikohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë. Edhe tërmeti bëri punën e tij. Pandemia e përkeqësoi edhe më shumë situatën në vend. Ka një pasiguri të lartë në parashikime. Sezoni turistik po vjen. Shpresojmë të kemi ulje të shifrave dhe një ringritje graduale të ekonomisë", tha guvernatori Gent Sejko.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksperti i ekonomisë: Jemi shteti më pak produktiv në Ballkan, ndodhemi edhe poshtë Kosovës
»
Article Logic
Execution time: 0.011358976364136
array(1) { ["section"]=> string(141) "sa-eshte-prekur-ekonomia-jone-nga-pandemia-guvernatori-sejko-efektet-do-jene-te-forta-parashikimet-jane-per-recension-cfare-duhet-bere-205401" }