Sa fëmijë janë me koronavirus në Shqipëri? Shefja e pediatrisë te Infektivi tregon sa raste janë deri tani

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 25-03-2020 Sa fëmijë janë me koronavirus në Shqipëri? Shefja e pediatrisë te Infektivi tregon sa raste janë deri tani FotoArkive: Urgjenca e Spitalit Infektiv

Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli, thotë se në Shqipëri ka dhe fëmijë të prekur nga koronavirusi.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, u shpreh Kuli në një lidhje lidhje direkte me studion e emisionit “Ditari” në A2.

E pyetur për trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve, Gjeorgjina Kuli tha “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve.”

Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv ka thënë se nëse fëmija ka shenja të rënduara të sëmundjes në 4-5 ditët e para atëherë duhet t’i drejtohet mjekut pediatër apo të telefonojë 127.

“Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, u shpreh Gjeorgjina Kuli, ndërsa kur u pyet nëse fëmijët kanë pavion të veçantë, ajo shtoi “Fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008620023727417
array(1) { ["section"]=> string(112) "sa-femije-jane-me-koronavirus-ne-shqiperi-shefja-e-pediatrise-te-infektivi-tregon-sa-raste-jane-deri-tani-200092" }