‘Sa hap e mbyll sytë’, Arta Marku liron ish-kryebashkiakun Agim KAJMAKU

Publikuar tek: aktualitet, më 14:53 08-07-2020 ‘Sa hap e mbyll sytë’, Arta Marku liron ish-kryebashkiakun Agim KAJMAKU

Gjykata e Apelit liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Gjykata ka vendosur të zbusë masën ndaj Kajmakut duke vendosur “detyrim paraqitje” me kërkesë të prokurores së çeshtjes, Arta Marku e cila më herët ka mbajtur postin e kryeprokurores.

Kajmaku u arrestua dy ditë më parë por sot, pas 48 orësh, do shijojë lirinë dhe sipas argumentit të Apelit, tanimë "kanë ndryshuar rrethanat", referuar kështu gjendjes shëndetësore të ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Dy ditë më parë, ish-kryebashkiaku kishte shkuar në një spital privat pasi ishte në gjendje të rëndë për shkak se vuan nga diabeti, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur arrestimin e tij pas disa muajve në kërkim.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Fillimisht Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ishte në kërkim për këtë akuzë por nuk ishte kapur për shkak se kishte ardhur në Shqipëri.

Kajmaku e fshehu këtë në formularin e dekriminalizimit, por pas publikimit të fakteve u shkarkua nga detyra pask muaj pasi ishte bërë kryebashkiak i Vorës.

Edhe pse KQZ e shkarkoi, ai vazhdonte të ushtronte funksionin e tij, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn dhe duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua më vonë.

Mbi Kajmakun rëndojnë 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Megjithatë, pavarësht akuzave, Apeli e ka lënë të lirë, sipas kërkesës së Arta Markut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095131397247314
array(1) { ["section"]=> string(70) "sa-hap-e-mbyll-syte-apeli-liron-ish-kryebashkiakun-agim-kajmaku-213239" }