“Sa herë fus telefonin në karikim më del një nënë që fut në dhe’ djalin e saj”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:32 02-08-2017 “Sa herë fus telefonin në karikim më del një nënë që fut në dhe’ djalin e saj”

Nga Edi Oga

LËNDUAR NË SEDËR!

U mundova ta kaloj me vetveten, ta harroj sa më shpejt, por e kam të pamundur... sa herë fus telefonin në karikim, më del para sysh një nënë që fut në dhé djalin e saj të vetëm, për një arsye që arsye për të vdekur nuk është...!


Jetojmë në një kohë të fëlliqur. Në kohën e sendeve dhe të sedrës. Të rinjtë e sotëm jetojnë me, dhe për këto dy gjëra. Mos ua prekni çunave sendet (celularin, veshjet firmato, motorin, makinën, motrat, dashnoret...) sepse i prekni në sedër. Kur një i ri preket në sedër, ndjehet i rrezikuar në asht. Mund të humbasë në një çast të vetëm reputacionin, të vetin dhe të familjes, pozicionin në shoqëri, shokët e ngushtë, të dashurën dhe shoqet e saj... për fat të keq sedra nuk negocion. Ajo gjen shpejt e shpejt një kobure a një thikë, dhe i transferon "mundimet" që vijnë nga lëndimi i saj, tek dikush që nuk e pret, që nuk e beson se pse ka shtypur një mizë, të shtypet nga një tren pa pasur mundësi të kërkojë falje për mizën...


Mbetemi të pafuqishëm për të ndryshuar për mirë. Më keq po shkon. Duket sikur jetojmë në një rreth vicioz ku jemi të destinuar të presim të na vrasin për sedër, a të vrasim për të...!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018467903137207
array(1) { ["section"]=> string(81) "sa-here-fus-telefonin-ne-karikim-me-del-nje-nene-qe-fut-ne-dhe-djalin-e-saj-88090" }