Aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit, i njohur në Shqipëri, si Kemali i 'Dashuri e Pafund' në prill të këtij viti, u bë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, aktorja Fahriye Evcen, solli në jetë një djalë dhe fansat ishin kaq shumë kuriozë të njiheshin me portretin e vogëlushit.
Madje mediat turke, i ofruan çiftit një shumë të madhe parash që të kishin ekskluzivitetin e fotos së djalit të tyre, por Burak dhe Fahriye refuzuan, duke sqaruar se kurrësesi nuk do e përdorinin të voglin për marketing dhe fitime.
Por pas disa muajsh, aktorja na ka surprizuar duke zbuluar vetë fytyrën e vogëlushit të saj, përmëes publikimit të tre fotove në Instagram.
'Karani im. Kapiteni i anijes kozmike', shkruan Fahriye, teksa pozon e lumtrur pranë tij.