Sa i pasur është prokurori i përgjithshëm, zbardhet pasuria e kryehetuesit Olsian Çela (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 09-12-2019 Sa i pasur është prokurori i përgjithshëm, zbardhet pasuria e kryehetuesit Olsian Çela (DOKUMENTET) Kryeprokurori i ri Olsian Cela

Zbardhet pasuria e kryeprokurorit të ri Olsian Çela.

Në formularin fillestar të vetëdeklarimit, maj 2003, Çela rezulton pronar i një apartamenti 2+ 1, i ndërtuar para viteve ’90, si dhe pronar i një autoveture 'Benz 190', të cilën e ka shitur më vonë për 2 mln lekë të vjetra.

1.jpg

2.jpg

Në vitin 2015, Cela e ka shitur apartamentin për 66 mijë euro dhe ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 77.8metra katrorë me vlerë 78 500 euro, sigurara nga shitja e apartamentit të parë si dhe nga një depozitë kursimesh në bankë.

Në deklarimin më të fundit që daton në vitin 2016, vihet re se Çelës i janë pakësuar kurzimet në lekë të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100% (- 350 000), të përdorura për shlyerjen e huasë.

Kryeprokurorit të ri, nga ana tjetër i janë shtuar kursimet në lekë nga të ardhurat e vitit 2016 realizuar nga puna si ekspert në shkollën e magjistraturës (300 000 lekë).

Aktualisht, kryeprokurori i ri, duket se "mbahet" vetëm me të ardhurat nga paga dhe trajnimet.

Sipas dokumentave që Çela ka firmosur në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Paurive dhe Konfliktit të Intesave (ILDKPI), rezulton se shuma e të ardhurave nga rroga dhe shpërblime është 1 610 423 (një milion e gjashtëqind e dhjetë mijë e katërqind e njëzet e tre lekë.)

Ndërkaq, të ardhurat si ekspert trajnues në shkollën e Magjistraturës janë 71 125 lekë.

Më poshtë deklarimi i pasurisë së Olsian Çelës në ILDKPI publikuar nga Open Data:

78585710_801820683564783_4851583525574410240_n.jpg78841586_446749292903695_303284988143468544_n.jpg79389251_1043464569331908_5781435819080286208_n.jpg79758821_816925972088035_938286836181106688_n.jpg78953786_2436924883227823_3434180825392873472_n.jpg79460761_759300761242947_574343432210743296_n.jpg76713984_943298619385405_7523568725790818304_n.jpg76989415_584160185682950_9128072978913820672_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025635957717896
array(1) { ["section"]=> string(103) "sa-i-pasur-eshte-prokurori-i-pergjithshem-zbardhet-pasuria-e-kryehetuesit-olsian-cela-dokumentet-188864" }