Sa ishte fuqia e shpërthimit në Bejrut? Qendra e Tërmeteve tregon për 3.3 ballë, por e gjitha ndodhi në sipërfaqen e tokës (TË DHËNAT)

Publikuar tek: bota, më 13:46 05-08-2020 Sa ishte fuqia e shpërthimit në Bejrut? Qendra e Tërmeteve tregon për 3.3 ballë, por e gjitha ndodhi në sipërfaqen e tokës (TË DHËNAT) Foto nga Qendra e Tërmeteve

Të dhënat e mbledhura nga United States Geological Survey tregojnë se shpërthimi masiv në Bejrut ishte aq I fuqishëm, sa krijoi një valë sizmike ekuivalente me një tërmet me magnitudë 3.3 ballë.

Megjithatë, magnitude 3.3 “nuk mund të jetë direkt e krahasueshme me një tërmet të një përmase të tillë”.

Kjo për shkak të shpërthimit në sipërfaqe, sikurse ishte me shpërthimin në Bejrut që nuk prodhon një magnitudë të njëjtë me një tërmet të tillë, që lëshon të njëjtën energji, sipas Don Blakeman, një gjeofizikant në Qendrën e Tërmeteve. Blakeman thotë se shumica e energjisë së cliruar shkon në ajër dhe në ndërtesa.

“Nuk ka energji të transmetuar nën gurë dhe në shtresat e nëntokës” thotë ai.

Kjo do të thotë se nëse shpërthimi do të ndodhte poshtë sipërfaqes së tokës, magnitude do të ishte akoma më e lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012312889099121
array(1) { ["section"]=> string(137) "sa-ishte-fuqia-e-shperthimit-ne-bejrut-qendra-e-termeteve-tregon-per-3-3-balle-por-e-gjitha-ndodhi-ne-siperfaqen-e-tokes-te-dhenat-216168" }