Sa keq që askush s’e ka bërë këtë në Shqipëri! Çifti dasmë krejt të veçantë, nuk fton familjarë e miq por...

Publikuar tek: bota, më 13:21 16-01-2019 Sa keq që askush s’e ka bërë këtë në Shqipëri! Çifti dasmë krejt të veçantë, nuk fton familjarë e miq por... Ilustruese

Kanë vendosur të lidhin martesë në 8 qershor, por me një dasëm krejt të veçantë.

Bëhet fjalë për një çift në Novara të Italisë të cilët, sikurse bën publike media në Itali, në dasmën e tyre nuk kanë ftuar familjarët apo miqtë, por të pastrehët.

Dasma do të jetë madhështore dhe nuk do të mungojë gjë. Dhëndri dhe nusja do të jenë në tavolinën qendrore, por ata që do të ushqehen dhe kërcejnë, janë të pastrehët.

Dy të rinjtë që do të bëjnë dasmën kanë dashur të ruajnë anonimatin, por, gjesti i tyre përbën lajm. Nusja ka deklaruar për La Stampa:

“Motra ime punon si vullnetare në mencën e priftërinjve. U jep një dorë në shërbimin e pjatave. Kështu ka pasur mundësinë për të njohur nga afër vuajtjet e këtyre njerëzve. Eksperienca e ka goditur kaq shumë sa më ka influencuar edhe mua. Kam filluar të frekuentoj dhe unë këto ambiente dhe kur me të fejuarin vendosëm të martohemi, lindi ideja për të bërë dicka të domosdoshme. Ne mund të jepnim edhe donacione në para, por efekti nuk do të kishte qenë i njëjtë. Dreka e martesës e ndarë me këta njerëz është më e mirë nga ana njerëzore” thotë nusja që do të martohet në 8 qershor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023506879806519
array(1) { ["section"]=> string(110) "sa-keq-qe-askush-s-e-ka-bere-kete-ne-shqiperi-cifti-dasme-krejt-te-vecante-nuk-fton-familjare-e-miq-por-149036" }