Sa komike aq dhe ndërgjegjesuese: I grabit portofolin dhe i kërkon ndjesë

Publikuar tek: bota, më 12:07 30-07-2018 Sa komike aq dhe ndërgjegjesuese: I grabit portofolin dhe i kërkon ndjesë Foto ilustruese

Grabitësi i një portofoli në SHBA i ka kthyer paratë e vjedhura pronares bashkë me një shënim pendese.

Susan McNabb humbi portofolin e saj me një shumë të konsiderushme parash teksa kishte dalë për të bërë pazar.

Dy ditë më pas e kupton që e kishin grabitur, kur në shtëpinë e saj i vjen me postë portofoli me të hollat brenda por dhe një shënim.

“Të lutem më fal. Është sfidë për mua të ruaj integritetin tim dhe atë ditë dështova në mënyrë të mjerueshme” . Të hollat ishin dërguar në komisariatin e Policisë.

 Sakaq, e zonja e parave u frymëzua aq shumë nga akti dhe paratë i shpërndahu për të ndihmuar njërzit në nevojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022145986557007
array(1) { ["section"]=> string(79) "sa-komike-aq-dhe-ndergjegjesuese-i-grabit-portofolin-dhe-i-kerkon-ndjese-129606" }