'Sa ma përmendi emrin sot s'më ka thënë Iliri TË DUA', Kryemadhi: Rama duhet pajisur me pompë se i merret fryma nga ankthi që ka për...

Publikuar tek: politike, më 17:24 09-10-2020 'Sa ma përmendi emrin sot s'më ka thënë Iliri TË DUA', Kryemadhi: Rama duhet pajisur me pompë se i merret fryma nga ankthi që ka për... Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të asamblesë së PS.

Ajo tha se Rama ia përmendi aq shumë emrin ngaqë ka frikë nga LSI. Sipas Kryemadhit, Rama është fajtori kryesor për këtë gjendje në të cilën ndodhet Shqipëria.

Duke komentuar vështirësinë në të folur të kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se stafi i tij duhet ta pajisi me pompë.

Fjala e Kryemadhit

Mirëmbrëma të dashur qytetarë. Sot dëgjova disi në ëndje fjalën e kryetari të Rilindjes dhe kryem në ikje. I kujtoj Ramës deklaratat e Ramës që "mos i hapni vizat se do ju ikin 1 milionë shqiptarë nga Shqipëria. Nga 2017 kur morri kazan tepsi, rritja e të ikurve ishte stratosferë. Dua të them dhe të përsëris atë që tha ai. Mos-pranimi i koalicionit me Rilindjen ishte një nga vendimt më të mira që mori LSI. Dua të falenderoj të rinjtë dhe të rejat e LSI, të cilët i kanë kallur datën Ramës, saqë gjithë fjalimi i tij i kushtohej LSI dhe Monikës. Aq herë sa ma përmendi emrin s'më ka thënë Ilir Meta të dua. Shumë socialistë nuk e gjejnë veten te PS. Socialistët janë kthyer në ushqim për sektin e Rilindjes. Urrejtja e Ramës ndaj PS nuk mund të shuhet.

Vendet e punës. Pagat e mjekëve që dhe sot e kësaj dite nuk i ka dhënë shpërblimet. Dua të flas për mësuesit dhe sistemin arsimor që e shkatërroi. Këta injorantë sot nuk njohin dekorimin nga nderimi. Nuk njohin heronjtë dhe ata që kanë bërë për këtë popull, nuk njohin kulturën. Naftëtarët që sot kanë vite pa marrë rrogën. Koncesionet e famshme. Klima e biznesit, nuk ofron gjë tjetër. Bizneset janë mbyllur. Ai vetë e pranoi që 72 mijë vende pune janë mbyllur si pasojë e keqmenaxhimit të situatës së pandemisë. 300 mijë vende pune u kthyen në 600 mijë shqiptarë të ikur. Nuk dua të merrem me fasadat dhe imagjinatën e tij 3D për portet dhe aeroportet. Dua të thksoj që për hir të së vërtetës, më vjen mirë që ka frikë nga LSI. Sa më shumë ta luftosh LSI, aq më e fortë bëhet ajo, dhe të rinjtë brenda saj. Ai se kupton se është aq i lodhur, ose është në efekt të drogave. E kuptoj ankthin që ka se iu mor fryma. I bëj thirrje stafit të tij ta pajisi me pompë, se njerëz jemi...uroj që kjo vështirësi që ka të jetë nga makthi që ka për LSI.

LSI nuk ka kryetar. Kryetarë të LSI janë anëtarët e LSI. Ne kurrë nuk kemi pasur njerëz në pushtet. LSI ka ata njerëz që e duan vendin.

Për sa i përket një detaji të reformës në drejtësi, Rama harron se s'ka faj se se di, votat e LSI nuk kanë qenë garant as për Donald Lu, as për Vlautinin, dhe as garant për Ramën apo për ndonjë tjetër. 20 votat tona kanë qenë për SHBA dhe BE, për marrëdhëniet midis kombeve, midis popujsh, shtetesh dhe institucionesh. Në 26 prill do jetë dita që Shqipëria do marrë rrugën drejt BE dhe do eci e sigurt që fëmijët tanë të jenë si të gjithë ata fëmijë të BE. Mezi pres të shoh në 26 prill buzeëqeshjen tënde të ngrirë. I bëj thirrje shqiptarëve të votojnë çdo forcë politike që është kundër sektit të Ramë. Në 25 prill do votojnë të rinjtë shqiptarë që do i thonë qërrohu farës së Edi Ramës. Zoti ju bekoftë. Faleminderit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ka zgjedhje në PS, Rama zgjat edhe për një vit mandatin e Kryesisë
Rikthehet Fatos Nano në PS dhe kandidon për deputet? Ja si përgjigjet Rama »
Article Logic
Execution time: 0.011695861816406
array(1) { ["section"]=> string(135) "sa-ma-permendi-emrin-sot-s-me-ka-thene-iliri-te-dua-kryemadhi-rama-duhet-pajisur-me-pompe-se-i-merret-fryma-nga-ankthi-qe-ka-per-223255" }