Protesta e sotme e mbajtur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” sipas Berishës dhe Bashës kishte rreth 600 mijë protestues.
Rigels Xhemollari aktivist dhe menaxher pranë Institutit të Studimeve Politike i ka kërkuar arkitetektit Migen Qiraxhi të bëjë një përllogaritje se sa është kapaciteti maksimal i njerëzve që mund të mbajë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rezulton një shifër larg asaj që thanë dy liderat e PD-së.
Sipas llogarive Xhemollari shkruan, “Dhe që ky shesh të mbajë 600.000 protestues do i duheshin edhe 10 bulevarde të tjerë në të njëjtat përmasa”. Sheshi sipas arkitektit mund të mbajë 32 700 protestues.
Postimi i plotë:
Gjithmone kam qene spektator i protestave, dhe lufta me e madhe e partive ka qene numri i pjesemarresve dhe jo çeshtja qe trajtojne,prandaj i kerkova ndihme mikut tim arkitekt Migen Qiraxhi se si mund te percaktojme kapacitetin maksimal te akomodimit te protestuesve ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit". Dhe qe ky shesh te mbaje 600.000 protestues do i duheshin edhe 10 bulevarde te tjere ne te njejtat permasa. Shpresoj qe ky informacion t'u sherbeje liderave politike qe here tjeter te tregohen me te sinqerte me qytetaret.