“Sa qesharak që është”, Kryemadhi përgjigje flakë Ramës pas ‘thumbit’ për çizmen

Publikuar tek: politike, më 12:32 30-01-2018 “Sa qesharak që është”, Kryemadhi përgjigje flakë Ramës pas ‘thumbit’ për çizmen

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punêsuar të përhershëm superimpakt ekonomik! JO duan çizme”.

Kështu shkroi pak minuta më parë kryeministri Edi Rama nga rrjeti social referuar debatit në Komisionin e Ekonomisë për aeroportin e Vlorës, të kundështuar nga përfaqësues të opozitës.

Por vjen reagimi i menjëhershëm i Monika Kryemadhit e cila mesa duket është provokuar nga “çizmja” dhe i është kthyer kryeministrit.

“Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve.

Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.

Sa qesharak që është!” shkruan Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011325120925903
array(1) { ["section"]=> string(82) "sa-qesharak-qe-eshte-kryemadhi-pergjigje-flake-rames-pas-thumbit-per-cizmen-108466" }