“Sa të bukur e paske zërin”, Rama iu kthehet atyre që shkruajnë kot te ‘shqipëriaqëduam.al’: Nuk është koha për shakara, lërini këto

Publikuar tek: politike, më 21:36 27-03-2020 “Sa të bukur e paske zërin”, Rama iu kthehet atyre që shkruajnë kot te ‘shqipëriaqëduam.al’: Nuk është koha për shakara, lërini këto Kryeministri Rama ne komunikim live me qytetaret

Kryeministri Rama në një komunikim live pak më parë me qytetarët, u ka “tërhequr” vëmendjen atyre qytetarëve që nuk halle por shkruajnë siç tha Rama, për të bërë shakara.

Duke iu referuar një prej tyre që i shkruante “sa të bukur e paske zërin” pasi kishte dëgjuar telefonatat e kryeministrit me qytetarët në halla, dje dhe ditët e tjera më parë, Rama tha se nuk është koha për shakara të tilla.

“Ka nga ata që shkruajnë sa të bukur e paske zërin, jo po mora ta provoja, jo po huhu e hihihi. Këto janë shakara që nuk janë për këtë kohë. Ndaj kanalin lërjuani atyre që kanë nevojë. Nëse s’keni lidhje me ata. Se ca do bëhet me pensionistët, me ata që janë në ndihmë ekonomike, lërjuani atyre, na e lini ne ta zgjidhim.

Është mbingarkesë e madhe, s’kemi kohë të merremi në gjithfarë habish. Lërini këto nga një anë me iPhone e Facebook e nga ana tjetër thoni nuk kemi bukë të hamë”, u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011461973190308
array(1) { ["section"]=> string(132) "sa-te-bukur-e-paske-zerin-rama-iu-kthehet-atyre-qe-shkruajne-kot-te-shqiperiaqeduam-al-nuk-eshte-koha-per-shakara-lerini-keto-200336" }