Sabiani rrëfen ditën e parë kur pa të bijën e porsalindur: Booo, i kishte ikur koka shtrembër…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:56 17-06-2019 Sabiani rrëfen ditën e parë kur pa të bijën e porsalindur: Booo, i kishte ikur koka shtrembër…

Këngëtari Sabian dhe vajza e tij Kejsi, që kohët e fundit i është futur muzikës kanë qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’.

Ata kanë folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar edhe të pathëna më herët.

Sabiani është shprehur se e bija gëzon mbështetjen e tij të plotë për rrugën drejt këngës.

Ai ka rrëfyer edhe reagimin ditën e parë që e ka takuar në spital, kur sapo kishte reaguar.

‘Kejsi është vajzë që ka ambicie dhe nuk e kam menduar asnjëherë dhe nuk ka qenë ambicia ime që të bëhej këngëtare. Tani Kejsi ka mbështetjen time totale për muzikën. Kejsi është vajzë e mirë, por me inat të fortë. Në publik ngjan si engjëll, por kur nevrikoset është e çuditshme, shndërrohet. Kejsi ka zë të përsosur, unë nuk e kam sforcuar sepse nuk dua që të fokusohet vetëm aty. I kam bërë një studio të vetën në mënyrë që të jetë e pavarur. Kur Kejsi ishte e vogël dhe i bërtisja ndonjëherë, më pas i thosha: ‘Ti duhet të më falësh mua se nuk kam eksperiencë si baba, ti je fëmija im i parë’. Ndoshta më ka kuptuar, ndoshta jo, por sado që të kujdesemi ne, lutjet para Zotit janë më të mëdha: ‘Zot na ruaj fëmijët dhe mbaji në rrugë të mbarë’. Unë jam munduar ta shkolloj mirë Kejsin dhe e këshilloj të lexojë. Kur jam bërë baba kam qenë shumë i vogël, kisha emocione dhe më dukej e çuditshme. Kur shkova në maternitet pashë fëmijët, iu afrova një fëmije që ishte shumë i bukur, më pas pashë një tjetër që i kishte ikur koka shtrembër sepse kishte lindur e madhe, ishte Kejsi. Erdhi mamija dhe më tha: ‘Kjo këtu është vajza jote’. ‘Booo’ thash. E nxora nga maternitetit me një batanije të bukur, të cilën e kemi ruajtur dhe e kemi edhe sot. Më pas u fokusova tek karriera ime dhe koha kaloi. Tani jetojmë bashkë të dy. Kur ishte e vogël ka qenë si kukull e vogël dhe donte shumë ngjyrën blu’, tha Sabiani.

Screenshot_2.png

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022836923599243
array(1) { ["section"]=> string(98) "sabiani-rrefen-diten-e-pare-kur-pa-te-bijen-e-porsalindur-booo-i-kishte-ikur-koka-shtrember-168610" }