Sadije Berisha zbulon se kush e përzgjodhi ‘’Class’’-in për dasmën mbretërore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:30 30-07-2016 Sadije Berisha zbulon se kush e përzgjodhi ‘’Class’’-in për dasmën mbretërore

Sadije Berisha, pronarja e ‘’Royal Event& PR. Ltd’’ kompanisë që po organizon dasmën mbretërore mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë zbulon se kush ka përzgjedhur kompaninë e Alketa Vejsiut.

’Class’’-i është përzgjedhur për të ekzekutuar të gjitha materialet e ceremonisë së dasmës, njëkohësisht edhe dekoret. Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, rrëfen se zgjedhja është bërë nga ekspertët.

Në fakt u duk sikur pati një luftë të fortë mes kompanive se cila prej tyre do ta fitonte projektin, por Berisha heq çdo dyshim.

‘’CLASS by Alketa Vejsiu’’, urime!

Jeni përzgjedhur nga ekspertët e dasmave mbretërore suedeze për të qenë një partner i besuar i Dasmës Mbretërore Shqiptare.

Për shkak të energjive tuaja pozitive, ekspertizës dhe standardit të lartë’’, shkruan Sadija.

Edhe Elia Zaharia mendon të njëjtën gjë madje ka falenderuar Alketën dhe kompaninë e saj, duke thënë:

"Të dashur miq, dëshiroj të uroj publikisht kompaninë Class by Alketa Vejsiu, e cila u përzgjodh nga konsulentët e eventit, për të organizuar dasmën mbretërore. Gjithashtu dëshiroj ta falenderoj publikisht për standartet e larta që ofron, duke u bërë një partnere e denjë e këtij organizimi! Jam e bindur që me energjinë pozitive dhe profesionalizmin që e karakterizon, do të na bëje krenare ate ditë, duke u bërë pjesë e historisë së dasmave mbretërore!" 

princielia.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031255960464478
array(1) { ["section"]=> string(79) "sadije-berisha-zbulon-se-kush-e-perzgjodhi-class-in-per-dasmen-mbreterore-48183" }