Sadiq Khan zgjidhet kryebashkiak i Londrës, myslimani i parë që drejton kryeqytetin britanik

Publikuar tek: bota, më 18:15 06-05-2016 Sadiq Khan zgjidhet kryebashkiak i Londrës, myslimani i parë që drejton kryeqytetin britanik

Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës. 45 vjeçari ka mposhtur në garë Zac Goldsmith, duke u bërë kështu myslimani i parë që do të drejtojë kryeqytetin britanik.

Anëtar i partisë Laburiste, Khan ka mbajtur më parë disa funksione të rëndësishme në nivel lokal dhe qëndror në Britani.

Ai ka lindur në jug të Londrës dhe është djali i një shoferi pakistanez autobusash. Khan ka studiuar për drejtësi në Universitetin “North of London”, është i martuar me Saadiya Ahmed dhe ka dy vajza.

Sadiq Khan, ndonëse një londinez, njihet si tifoz i skuadrës së Liverpool-it.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doli nga gjykata, atentat ndaj gazetarit në Turqi: Je tradhëtar
Burgosen dy gazetarë në Turqi, gjyqi me dyer të mbyllura »
Article Logic
Execution time: 0.010796070098877
array(1) { ["section"]=> string(97) "sadiq-khan-zgjidhet-kryebashkiak-i-londres-myslimani-i-pare-qe-drejton-kryeqytetin-britanik-39708" }