Saimir Tahiri: Dhe unë i konfidohem dikujt. Mediat nesër do të thonë “kush është konfidenti”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 09-06-2015 Saimir Tahiri: Dhe unë i konfidohem dikujt. Mediat nesër do të thonë “kush është konfidenti” Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri duke folur per jeten jashte zyres se punes

Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm ka rrefyer në Oktapod, Vizion plus me Turjan Hyskën se ka edhe ai momente lodhjeje  dhe kërkon që t’i besojë dikujt tjetër, pavarësisht se në punën e tij nuk ka shumë shokë. Ministri i Brendshëm flet për jetën e tij jashtë postit të ministrit të brendshëm. 

- Turjan Hyska: Dalim në disa pyetje më intime: Kur ka qenë momenti më i vështirë juaji, ndoshta personal në gjithë këtë rrugëtim 2-vjeçar? Që mund të ketë qenë dobësi për diçka shumë herë më të vogël. Kur ka qenë momenti më i vështirë i Saimirit njeri në punë?

Saimir Tahiri: Tani, të them që nuk ka pasur, s’e them dot. Po sigurisht që ka pasur. Ka momente emocionale njeriu që lëshohet, i duhet një njeri konfident. Por nuk kujtohem jo pse nuk i vlerësoj ato momente, por sepse unë them që njeriu duhet të ketë fuqinë të shkojë përtej atyre momenteve për të rekuperuar ç’ka lënë rrugës dhe për të vazhduar para.

- Turjan Hyska: Dolët natyrshëm te pyetja tjetër. Kush është njeriu që ju i konfidoheni? Kush është njeriu që në momentet e mërzitshme, është njeriu që gjithmonë ju jep adrenalinën e duhur për t’u rikthyer. Dhe një Ministër i Brendshëm nuk mund të ketë shumë “shokë”, sepse ka një pozicion të veçantë.

Saimir Tahiri: Ka ca gjëra të detyrës që... s’kam asnjë shok!

- Turjan Hyska: Kush është njeriu më konfident, njeriu më i afërt, përveç bashkëshortes?

Saimir Tahiri: Nuk besoj që ka njeri që s’ka një njeri - s’po them të dashur, por të afërt emocionalisht, që konfidohet, që gjen mbështetje në momente vështirësie, qofshin këto personale, qofshin këto të punës s ëpërditshme. Kështu që në qoftë se më pyet për emrin, mund të të jap targën...

- Turjan Hyska: Mërziteni për faktin që nuk kaloni shumë kohë me djalin për hir të punës intensive, të ngarkuar që nuk njeh orar, nga e hëna në të diel? Duke ditur dhe sensin tuaj të protagonizmit, se ju kaloni shumë kohë në Ministri, e kam këtë informacion. Punoni apo jo s’e di, por që kaloni kohë, po!

Saimir Tahiri: Unë kaloj shumë kohë në punë, jo në Ministri! Është ndryshe... Mërzitem që nuk jam dot aq i lumtur sa duhet të jem, duke e parë atë duke u rritur, pra është një mërzitje brenda të qënit i lumtur.

- Turjan Hyska: Disa herë ju kam parë që ju ecni natën. Ecni vetëm dhe nuk kam parë as truproja. Ç’është ky ritual? Shumë njerëz nuk e dinë këtë fakt dhe nuk e presin.

Saimir Tahiri: Shkoj në këmbë nga zyra në shtëpi.

- Turjan Hyska: Shtëpia juaj është goxha larg nga zyra. përse e bëni këtë ritual? Është qetësues, relaksues?

Saimir Tahiri: Jo, harxhoj kohë përtej kohës normale i ulur në takime dhe përpiqem të rikuperoj natën. Dal vonë nga zyra dhe eci. Pyetja nuk është pse dal unë aq vonë, por ti ç’bën aq vonë?

- Turjan Hyska: Edhe ne punojmë vonë! Bashkëshortja e mirëkupton gjithë këtë stres, gjithë këtë presion, gjithë këtë angazhim?

Saimir Tahiri: Po po, sigurisht! në të kaluarën ka pasur vështirësi, por tani i mirëkupton, sigurisht! Dhe po kështu prindrit, dhe po kështu miqtë e mi, të afërmit, të cilëve të gjithëve u kam ngrënë nga mundësia për të ndenjur dhe me shumë gjasa tani u dukem më pak njeri se i dukesha deri përpara se të merrja detyrën. Po unë në fakt gjithmonë shumë kam punuar edhe në opozitë. Me orë të gjata... E nxirrja punën edhe kur kishte motiv të ishte qetë, kur kishte motiv të ishte ‘pa punë’! Unë besoj që ka gjithmonë vend për të nxjerrë nga një punë, po ta kërkosh.

- Turjan Hyska: Si e kaloni kohën e lirë? A ka ministri kohë të lirë dhe çfarë i pëlqen të bëjë në momente kur do ta shkëpusë gjithçka, të “fikë automatin”?

Saimir Tahiri: Kjo mund të ndodhë dhe në zyrë. Mund të ndodhë edhe të mbledh dhe ekipin e të mundohem t’i përfshij të gjithë në një moment që s’ka të bëjë me punën. Mund të ndodhë dhe vetëm. Mund të ndodhë dhe me konfidentin (qesh). Se nesër mund të dalë titulli se kush është “konfidenti”!

- Turjan Hyska: Përse nuk na e thoni? Të bëjmë lajm!

Saimir Tahiri: Mund të jetë edhe... Por zakonisht mundohem të rikuperoj me lëvizjen, me futboll pak me miqtë, në mënyrë periodike.

- Turjan Hyska: Nuk ka hobi të tjera domethënë. Po muzikë? Jeni i lidhur shumë me muzikën italiane... e vërtetë është? Çfarë muzike dëgjon? Ke muzikë në lap-top, apo në celular?

Saimir Tahiri: Jo, më pëlqen muzika në tërësi. Jo jo, nuk kam!

- Turjan Hyska: Mos më thoni që jeni tipiku i ministrit që ka vetëm çështje pune në celular!

Saimir Tahiri: Jo, s’kam si të kem muzikë në celular, ta shkarkoj? në punë zakonisht dëgjoj muzikë. Pra kur jam që punoj vet... Dëgjoj çdo lloj muzike që ka melodi. Ndodh shumë shpesh muzikë klasike.

- Turjan Hyska: Çfarë do të ishte Saimir Tahiri nëse nuk do të ishte politikan?

Saimir Tahiri: Atë për të cilën u shkollova; jurist. kam pasur shumë dëshirë të isha... Domethënë në ëndrrat e hershme oficer marine. Deri diku lundrimin e kam pasur gjithmonë qejf. Por... jurist! Jurist do të isha.

- Turjan Hyska: Cila është marrëdhënia juaj aktuale me Edi Ramën? Jeni ndër ministrat që ai gjithmonë i ka qëndruar fort në krah, në të gjitha momentet kur ke pasur vështirësi, apo kur opozita ka sulmuar shumë!

Saimir Tahiri: Siç janë dhe ministrat që i kanë qëndruar... (qesh). Kam marrëdhënie, sigurisht Ministër me Kryeministër. kam marrëdhënie politike të partisë. kam marrëdhënie miqësore, Saimiri me Edin... Ne u bëmë shumë kohë që njihemi tani, dhe sigurisht ka shumë për të ndarë me njëri-tjetrin ndërkohë që dita të ngarkon dhe prioritetet qeverisëse. Puna të ngarkon... Marrëdhënie normale ndërmjet dy bashkëpunëtorësh.

- Turjan Hyska: Tek familja, ju përmëndët edhe “prindërit e mi e kanë kuptuar tani”; në njëfarë mënyre, u bënë persona publikë pa pasur dëshirë. Dua të merrem pak me marrëdhënien me nënën. E ka vuajtur gjithë situatën dhe si arrite ta qetësosh? The që tani keni arritur në një lloj paqeje, dhe me bashkëshorten, dhe me pjesën tjetër të familjes.

Saimir Tahiri: Ime më dhe im atë janë të dy shumë të fortë. Për hir të së vërtetës jam munduar t’i qetësoj, por janë të dy shumë të fortë. Kjo për prindërit në përgjithësi thuhet gjithmonë, por unë jam shumë i lumtur që i kam!                                               

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atmosferë elektrizuese në Korçë, VIP-at mblidhen në Festën e Birrës në sheshin me 50 mijë veta (VIDEO)
Fillon investimi 16 milion USD për rrjetin elektrik Paskuqan-Babrru »
Article Logic
Execution time: 0.013584852218628
array(1) { ["section"]=> string(94) "saimir-tahiri-dhe-une-i-konfidohem-dikujt-mediat-neser-do-te-thone-kush-eshte-konfidenti-13061" }