Saimir Tahiri flet për skafin, kam kërkuar që të vijë FBI dhe DEA në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 19-10-2017 Saimir Tahiri flet për skafin, kam kërkuar që të vijë FBI dhe DEA në Shqipëri

Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri në emisionin “Opinion”, ka folur edhe për përfshirjen e tij me bandën e Habiljave.

Tahiri tha se ai asnjëherë nuk ka pasur një skaf në pronësi dhe se asnjëherë nuk ka udhëtuar me Habilajt në një makinë.

Ai tha se kur ishte në krye të ministrisë së Brendshme ka kërkuar që DEA dhe FBI të vijënd he të bëjnë hetime në Shqipëri.

“Unë nuk kam pasur ndonje ndonjë skaf në pronësi. Unë nuk kam ngrënë as dreka as darka. Ata nuk kanë udhëtuar asnjëherë me mua.  Unë kur kam qenë në detyrë kam qenë njeriu që kam thirrur oficerët e FBI që të vijnë këtu. Unë kam kërkuar që DEA të vijë këtu dhe të luftojë trafikun e Drogës. Unë kam pasur takim edhe në Athinë që të vijnë këtu oficerët e DEA dhe të hetojnë gjithçka”, tha Saimir Tahiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.58578395843506
array(1) { ["section"]=> string(82) "saimir-tahiri-flet-per-skafin-kam-kerkuar-qe-te-vije-fbi-dhe-dea-ne-shqiperi-96507" }