Saimir Tahiri i pafjalë pas vendimit: Duhet të mbajmë përgjegjësi për gjithë kushërinjtë idiotë?

Publikuar tek: politike, më 22:22 19-09-2019 Saimir Tahiri i pafjalë pas vendimit: Duhet të mbajmë përgjegjësi për gjithë kushërinjtë idiotë? Ish-ministri Saimir Tahiri ne duke folur per mediat pas vendimit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me 3.4 vite burg por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.

Mirëpo, në komunikimin me gazetarët Tahiri ishte i pafjalë për një vendim që e konsideroj absurd dhe për të cilin kërkoj kohë të merrte veten. “Më mirë ta benin si burrat, të më dënonim për trafik droge dhe të mbyllej”, tha ai. Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi Tahirin për “Shpërdorim detyre”.

“Për të gjithë kushërinjtë idiot që kemi në fis duhet të mbvajmë përgjegjësi? Nuk e kuptojë domethënë. Me vjen keq për juve. Me vejn keq se për dy vjet keni ndjekur procesin e shekullit. U katandis kokoshi në një thelë”, tha Tahiri, ndërsa i pyetur nga gazetarja nëse po i lutej Zotit në seacë sepse po mbante duart të kryqëzuara, ai tha “Unë zotit i lutem për familjen dhe shëndetin tim, jo për gjëra që i kam në dorën time.”

Sakaq, ish-ministri ftoj gazetarët nesër në një komunikim të hapur për vendimin e dhënë sot nga Gjykata.

“Nesër është një ditë tjetër për të komunuikuar bashkë. Unë do të kem terezinë për tju folur juve dhe përmes juve qytetarëve. Çmund tju them, ruani vetën nga kushërinjtë.”, përmbylli Tahiri duke ironizuar vendimin e gjykatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019577980041504
array(1) { ["section"]=> string(101) "saimir-tahiri-i-pafjale-pas-vendimit-duhet-te-mbajme-pergjegjesi-per-gjithe-kusherinjte-idiote-179083" }