Saimir Tahiri i preferuari i Arjan Çanit në qeverinë “Rama”?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:01 06-02-2016 Saimir Tahiri i preferuari i Arjan Çanit në qeverinë “Rama”?

Gazetari Arjan Çani njihet për linjën e ashpër që mban ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Por në kabinetin qeveritar, Çani ka edhe ministrat e tij të preferuar. Përveç ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, me të cilin gazetari ka një miqësi të hershme, një tjetër ministër i rëndësishëm mesa duket ka fituar pëlqimin e gazetarit. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në emisionin e sotëm, Çani i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme unifromave të reja të policisë, të prezantuara pak ditë më parë nga Tahiri.

3 oficerë policie të pranishëm në studio, janë pritur ngrohtë nga gazetari, i cili çuditërisht kësaj here nuk ka gjetur asnjë defekt në këtë punë të realizuar nga Ministria e Brendshme.

Vetëm një javë më parë Arjan Çani me anë të një shpërthimi të pazakontë sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, duke i konsideruar si fatkeqësia e Shqipërisë. 

12645112_835091196634825_7215811834173307779_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096778869628906
array(1) { ["section"]=> string(63) "saimir-tahiri-i-preferuari-i-arjan-canit-ne-qeverine-rama-31863" }