Saimir Tahiri reagon sërish për gjykimin: U hetova dy vite si trafikant, në fund më thanë jo po s’je ashtu

Publikuar tek: politike, më 22:56 19-09-2019 Saimir Tahiri reagon sërish për gjykimin: U hetova dy vite si trafikant, në fund më thanë jo po s’je ashtu Foto-arkive: Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sërish pas komunikimit me gazetarët në Gjykatën për Krimet e Rënda, pas vendimit për dënimin me 3 vite shërbim prove.

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Tahiri e quajti qesharak vendimin ndaj tij pasi tha se për 2 vite u hetua si trafikant, por sot tha ai gjykata tha do të dënojmë për shpërdorim detyre se trafikant s’je.

“Kjo është qesharake dhe absurde, s’ka diskutim fare. Meqë kam ca kushërinj tha gjykata unë kam shpërdoruar detyrën. U hetova dy vite si trafikant, ndarsa sot më thonë nuk je trafikan por do të hetojmë për shpërdorim detyre. Jam aq burrë sa e bëj drejtpërdrejt këtë dhe nuk lodhem fare me mesazhe të koduara. Jam nga ata burra e bëj drejtpërdrejt”, tha Saimir Tahiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023076057434082
array(1) { ["section"]=> string(111) "saimir-tahiri-reagon-serish-per-gjykimin-u-hetova-dy-vite-si-trafikant-ne-fund-me-thane-jo-po-s-je-ashtu-179088" }