'Shkarkohet' Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Çako është zëvendësuar nga një grua. "Shkarkimet" janë bërë edhe në Drejtoritë Vendore të Policisë në të gjitha qarqet.
Ministri Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar gratë dhe vajzat për 8 marsin.
Në statusin e publikuar në Facebook ministri Tahiri së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako kanë bërë të ditur se për 24 orë Policia E Shtetit do të drejtohet nga gratë dhe vajzat.
‘’ Për sot shkarkuam Haki Çakon. Emëruam Liljanën. Policinë në këto 24 orë do e drejtojnë Gratë dhe Vajzat’’ shkruan Tahiri.
Këtë urim ministri Tahiri e ka shfrytëzuar edhe për të bërë një thirrje kundër dhunës ndaj grave.
‘’Nqs urimet e sotme do bëhen me shumë vëmendje për dhunen ndaj grave nesër e tutje, Shqipëria do bëhet më e mirë#Gëzuar8Marsin’’ shkruan në statusin e tij ministri Tahiri ndërsa në video na njeh me "drejtueset e reja" të policisë nga të gjitha qarqet në vend.