Sajmir Tahiri padit për shpifje Edi Palokën, Tahiri: S’u paraqit me pretekstin që s’kishte njoftim

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 11-05-2015 Sajmir Tahiri  padit për shpifje Edi Palokën, Tahiri: S’u paraqit me pretekstin që s’kishte njoftim Sajmir Tahiri

Pas Edi Ramës, Paloka është paditur edhe nga Sajmir Tahiri. Ministri I Punëve të Brendshme ka paditur sot kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokën për shpifje.

“Unë sot u paraqita në Gjykatën e Lartë për t’i dhënë mundësinë Z. Paloka të vërtojë para drejtësisë akuzat që më janë bërë mua si ministër i Brendshëm në krye të detyrës. Unë kam besuar që të jap kontributin që sistemi të funksionojë, duke dhënë shembullin personal për si duhet të sillemi para gjykatës. Sot nuk u paraqit me pretekstin që nuk ka marrë njoftim, unë po pritet të besoj që Z.Paloka nuk ka marrë njoftim. Shpresoj që seancën tjetër të marrë njoftim, të paraqitet, në të kundërt ka përgjegjësinë që duhet të mbajë para gjykatës. Qytetarët nuk pranojnë të flasësh kuturu, nuk mendoj që drejtësia duhet të ketë dy standarde një për pushtetarët një për qytetarët dhe një standard për qytetarët që dënohen dhe një për të pushtetshmit që nuk dënohen. Kam shumë dëshirë të investoj në besim. Unë nuk jam nga ata që dekurajohen, por besoj shumë fort qytetarët e ndershëm të këtij vendi t'ia dalim që të mblidhemi dhe ta detyrojnë drejtësinë të japë drejtësi’’, tha Tahiri para gjykatës.

Ministri i Brendshëm komentoi edhe dënimin e tij nga gjykata, për të njëjtën akuzë, atë të shpifjes.

 “Unë jam paditur si deputet në opozitë nga fëmijët e Sali Berishës, në foltoren e Parlamentit duke u bazuar në refuzimin e të birit të Berishës  sa para kishte paguar në tatim taksa, në ngjarjen e Gërdecit e me radhë. Unë kam marrë dënimin. Sot është dita e tyre të paraqiten”, theksoi Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diskutohet dhënia e amnistisë për ndërtimet pa leje, miratohet “By pass-i i Vlorës”
Aksident te Ura e Dajlanit, plagoset lehtë shoferi »
Article Logic
Execution time: 0.012675046920776
array(1) { ["section"]=> string(102) "sajmir-tahiri-padit-per-shpifje-edi-paloken-tahiri-s-u-paraqit-me-pretekstin-qe-s-kishte-njoftim-10859" }