Sajoi sulm racor, Xhorxh Soros i dhuroi 408 mijë dollarë prokurores që rrëzoi 16 akuza për aktorin e njohur

Publikuar tek: bota, më 20:11 26-03-2019 Sajoi sulm racor, Xhorxh Soros i dhuroi 408 mijë dollarë prokurores që rrëzoi 16 akuza për aktorin e njohur Filantropisti i majte boteror, Xhorxh Soros

Filantropisti i majtë George Soros ka dhuruar 408,000 dollarë në mbështetetje të  Prokurorit të shtetit të Cook County, Kim Fox, prokurori në rastin e aktorit Jussie Smollett, për thirrjet e këtij të fundit për sulme racore të mbështetësve të Trump në fushatën zgjedhore presidenciale në vitin 2016.

Në një deklaratë shokuese ditën e sotme, prokurori Fox i hodhi poshtë 16 akuza të krime ku akuzohej aktori i Hollivudit Jussie Smollet, një aktor me pikëpamje të majta. Policia e kishte akuzuar për falsifikim të një krimi racist aktorin në janar, ku aktori Smollet sulmonte dhe shante përkrahësit racistë homofobikë të bardhë të presidentit Trump, transmeton newsbomb.al.

Soros ka shpenzuar shumë në përkrahjen e kandidatëve ‘progresivë’ për zyrat lokale të prokurorive në mbarë vendin, pas rritjes së lëvizjes anti-raciste amerikane së ‘Jetës së Zezë’ në vitin 2014, e cila pohonte se të pandehurit me ngjyrë janë trajtuar padrejtësisht nga sistemi i drejtësisë.

Lobimi i Xhorxh Sorosit për prokurorët që mbështesin lëvizjet e majta vazhdon. Aktori me ngjyrë i Hollivudit, Jussie Smollet, i famshëm për rolin e tij në filmin ‘Empire’, kishte marrë policinë në telefon duke denoncuar një rast se si përkrahës të bardhë të presidentit Trump e kishin sulmuar.

Prokurorja e e çështjes, Kim Fox i ka hedhur sot poshtë 16 akuzat kundër aktorit Jussie Smollet, pasi ky i fundit rezultoi që e kishte trilluar ngjarjen se si racist hofobikë të bardhë dhe përkrahës të presidentit Trump e kishin sulmuar aktorin, transmeton newsbomb.al.

Gazeta djathtiste ‘breitbard.com’ dhe mbështetëse e politikave të Trump, zbuloi se prokurorja e çështjes që hodhi poshtë 16 akuzat kundër aktorit me ngjyrë Jussie Smollet, kishte marrë dhuratë nga filantropisti i majtë i njohur botëror, Xhorxh Soroso, 408 mijë dollarë.

Los Angeles Times raportoi më parë këtë muaj se filantropisti Xhorxh Soros është i përfshirë në 21 garat për prokurorë të qarqeve në të gjithë SHBA-në. Ai po kontribuon gjithashtu me paratë në organizatat jofitimprurëse që janë të angazhuara në aktivitete të caktuara politike, transmeton newsbomb.al

ASIE.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01319408416748
array(1) { ["section"]=> string(113) "sajoi-sulm-racor-xhorxh-soros-i-dhuroi-408-mije-dollare-prokurores-qe-rrezoi-16-akuza-per-aktorin-e-njohur-158007" }