Sakrifica e një nëne per djalin e saj të paralizuar

Publikuar tek: bota, më 18:06 08-03-2015 Sakrifica e një nëne per djalin e saj të paralizuar

Kumrisan Gynesh, konfirmon se nuk asgjë më të rëndësishme se dashuria e një nëne për fëmijën e saj.

Gruaja turke prej katër vitesh dërgon djalin e saj të paralizuar në shkollë, duke e mbajtur atë në shpinë.

Kumrisan ka tre fëmijë, ndërsa më i vogli prej tyre, 14-vjeçari Ramazan, është paralizuar që nga mosha 10-vjeçare.

Për të mos e lënë djalin pas mësim, 60 vjeçarja e mban 14 vjeçarin në shpinë deri në shkollën që është një kilometër larg nga shtëpia e tyre.

Ramazani ka mbetur i paralizuar, pavarësisht operacionit ku mjekët tentuan t’i kthejnë aftësinë për të ecur normal si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Gynessh thotë se bën gjithçka për birin e saj që të jetë i lumtur dhe për të mos u ndjerë ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Gruas 60 vjeçare i duhet të kujdeset gjithashtu edhe për bashkëshortin e saj, i cili është i papunë për shkak të problemeve shëndetësore.

 “Prej katër vitesh e dërgoj në shkollë duke e mbajtur në shpinë. Nuk ndjehem keq për këtë. Kur shoh fytyrën e djalit, e gjithë lodhja më ikën. Ramazani nuk ka miq, prandaj kohën kryesisht e kalon me mua”, thotë Gynesh.

Ndërsa për 14 vjeçarin, nëna e tij është gjithçka që ai ka. “Nëna më rriti, më dërgon në shkollë, më kthen, më lan rrobat. Nëna ime është gjithçka për mua”, Ramazani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011137008666992
array(1) { ["section"]=> string(56) "sakrifica-e-nje-nene-per-djalin-e-saj-te-paralizuar-5305" }