“Sakrifikoni për një biletë”, ambasadori shqiptar në Pekin: Nuk kemi mundësi të paguajmë (Detaje nga takimi i diplomatëve)

Publikuar tek: bota, më 19:29 27-01-2020 “Sakrifikoni për një biletë”, ambasadori shqiptar në Pekin: Nuk kemi mundësi të paguajmë (Detaje nga takimi i diplomatëve) Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja

Ministria e Jashtme kineze informoi sot zyrtarisht diplomatët e huaj lidhur shpërthimin e epidemisë vdekjeprurrëse në Wuhan.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Pekin, Selim Belortaja, i cili thotë se nga rreth 400 shqiptarë që ndodhen në Kinë, 60 prej tyre studentë, nuk ka asnjë të infektuar.

Belortaja thotë se deri tani, nga virusi janë infektuar 2,823 persona, 5,794 raste dyshohen, ndërsa 59 janë kuruar dhe 81 kanë humbur jetën.

Ambasadori Belortaja i bën thirrje shqiptarëve që siç thotë ai “e kanë ndarë mendjen për t’u kthyer”, të “sakrifikojnë për një biletë”, pasi ambasada nuk ka fonde për t’i përkrahur.

Deklarata e plotë:

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkepunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (65964516 dhe 65966999) dhe ne Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

  • 2,823 raste të konfirmuara infeksioni
  • 5,794 raste të dyshuara
  • 59 të shëruar
  • 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe asnjë vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilët po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023753881454468
array(1) { ["section"]=> string(123) "sakrifikoni-per-nje-bilete-ambasadori-shqiptar-ne-pekin-nuk-kemi-mundesi-te-paguajme-detaje-nga-takimi-i-diplomateve-193322" }