Salah Abdeslam do hidhej në erë në "Stade de France", ndërroi mendje në sekondat e fundit

Publikuar tek: bota, më 15:58 20-03-2016 Salah Abdeslam do hidhej në erë në

I arresrtuari për sulmet me bombë dhe armë në Paris, Salah Abdeslam, ka pranuar se kishte ndërmend të hidhej në erë por ndërroi mendje në sekondat e fundit.

Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë në Francë ku edhe do të gjykohet për terrorizëm.

Prokurori francez Francois Molins tha gjatë një konference për shtyp se “Ai kishte në plan të hidhej në erë në stadiumin “Stade de France, por kishte ndryshuar mendje”. Hetuesit shpresojnë që pas arrestimit të tij të zbulojnë më shumë rreth organizimit të sulmeve që i morën jetën 130 personave dhe lidhjet e autorëve me organizatat terroriste.

Por avokati i Abdeslam ka thënë se klienti i tij do të padisë prokurorin francez për zbulimin e planit të tij për t’u hedhur në erë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024009943008423
array(1) { ["section"]=> string(92) "salah-abdeslam-do-hidhej-ne-ere-ne-stade-de-france-nderroi-mendje-ne-sekondat-e-fundit-35573" }