Sali Berisha akuzon publikisht Sokol Ballën: Mori 200 mijë euro nga Saimir Tahiri, ndaj e hoqën

Publikuar tek: politike, më 19:05 07-02-2018 Sali Berisha akuzon publikisht Sokol Ballën: Mori 200 mijë euro nga Saimir Tahiri, ndaj e hoqën

Duket se debate i brendshëm në emisionin Opinion ka shkaktuar reagime tek ish kryeministri Sali Berisha i cili i ka kushtuar një status të gjatë në rrjetin social Facebook.

Berisha hedh tezën se Opioni i Blendi Fevziut ishte i dominuar dje nga Saimir Tahiri, i cili po sipas ish-kryeopozitarit, po dominon gjithë lajmet kohët e fundit.

Por që në fillim, Berisha tregon sipas tij një fakt për të cilin ka dijeni.

“Ministri me akuzën më të rëndë këto 27 vite pluralizem, Saimir Tahiri ka qenë keto muaj dhe shqiptari me i pranishëm ne lajmet e mediave, ne studiot televizive por edhe ne mediat ndërkombëtare. Kjo fushate e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna të ndonjë drejtuesi kryesor emisioni, nen pretekstin se u pagua 200 mije euro nga Saimir Trafiku për t’i bërë atij tualetin televiziv.

Shkaku i kesaj mbipranie eshte plotesisht e kuptueshme dhe nuk kam asgje me kete çeshtje. Por mbiprania e tij mbreme ne “Opinion” ishte neveri, vetem neveri” shkruan Berisha.

Sokol Balla u largua nga Top Channel një muaj më parë. Ai tashmë ka marrë detyrën e drejtorit ekzekutiv të Vizion Plus, ndërkohë që drejtor i Përgjithshëm në TCH është emëruar Ben Blushi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011679887771606
array(1) { ["section"]=> string(100) "sali-berisha-akuzon-publikisht-sokol-ballen-mori-200-mije-euro-nga-saimir-tahiri-ndaj-e-hoqen-109480" }