Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Myslym Pashaj falsifikoi hartat në Gjykatën Kushtetuese, ndërhyri edhe politika turke

Publikuar tek: politike, më 21:39 10-09-2020 Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Myslym Pashaj falsifikoi hartat në Gjykatën Kushtetuese, ndërhyri edhe politika turke Myslym Pashaj - Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe njëherë rrëzimit të marrëveshjes së vitit 2009 nga gjykata Kushtetuese, marrëveshje që kryeministri Rama më herët e quajti tradhëti kombëtare.

Berisha u shpreh në emisionin “Opinion” se në fakt ishte Rama ai që së bashku me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt tradhëtie, ndërsa akuzoi kolonel Myslym Pashajn për falsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marr për bazë, është harta e një falsifikatori që i mbush xhepat tjetërkujt.

Fevziu: E keni për zotin Pashaj?

Berisha: Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km.

Fevziu: Mendoni që ajo marrëveshje është më e mira?

Berisha: I bindur të jesh ti, që marrëveshje të atilla nuk do vijnë më. Marrëveshja është marrëveshje, nuk është ndarje në gjykatë. Në marrëveshje ti synon optimumin, nuk synon maksimumin, sepse po synove maksimumin pala tjetër të nxjerr më këpucë të kuqe.

Sali Berisha kishte parasysh që pala tjetër është me 6 milje, kur unë jam me 12 milje. Harrove këtë moment? Si ta thotë konsulenti ndërkombëtar: Greqia kishte asin nën mëngë për të kërkuar 12 milje.

Fevziu: Është përfshirë politika turke në Gjykatën Kushtetuese?

Berisha: Pa dyshim, e kam thënë dhe e them. Megjithatë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ç’ke folur me grekët për detin?’, Rama i nervozuar: S’është president, por peshkatar! S’ka punë Meta me kë flas unë, s’i jap llogari atij! Monika le të tundi tiganin
»
Article Logic
Execution time: 0.011029958724976
array(1) { ["section"]=> string(127) "sali-berisha-ben-deklaraten-e-forte-myslym-pashaj-falsifikoi-hartat-ne-gjykaten-kushtetuese-nderhyri-edhe-politika-turke-219999" }